Bebe Rexha krenohet me prejardhjen SHQIPTARE, Kim Kardashian bën veprimin që s’pritej! 0 63

Bebe Rexha, është lindur e rritur në New York të Shteteve të Bashkuara, por nuk e ka harruar asnjëherë kulturën dhe origjinën e saj. Në një rrëfim të sinqertë të bërë për fansat e saj në InstaStory, Rexha ka treguar se sa e vështirë ka qenë për të që të rritet si një shqiptare në një vend si Amerika.
Kështu, të rritesh në Amerikë, unë zbulova se: Unë isha një fanse e madhe e Britney Spears, Christina Aquilera dhe bjondeve me sy të kaltër, gjithashtu Marily Monroe, ikonës, të gjitha këtyre ikonave bionde me sy të kaltër. Unë mendoja se unë duhet të bëhesha kështu që të isha e pranueshme në industri dhe të mos shfaqja kulturën time, se prej nga vij,sepse në të vërtetë nuk është askush që vjen nga Shqipëria dhe që ka pushtuar botën. Dhe nuk e di, unë kërkoja shumë për artistët tjerë në media dhe më dukej bukur që të shfaqësh kulturën tënde dhe kjo është ajo që ngatërroi mendjen time”, është shprehur fillimisht 31-vjeçarja

“Kjo është arsyeja pse unë jam falënderuese ndaj Kim Kardashianit sepse të rritesh duke parë Marilyn Monroe si një ikonë bionde me sy të kaltër dhe ti ke një vajzë si Kim Kardashian që është armene dhe ndryshon trajektoren dhe të kesh një kulturë dhe të shfaqësh një kulturë dhe të kesh bashkëpunime të ndryshme është vërtetë interesante.

Ajo çfarë po përpiqem të them është se unë dua të shpërndaj kulturën time me ju sepse më ka ndryshuar mua.

Kultura e Shqipërisë më ka frymëzuar mua si artiste dhe më ka formuar mua si grua dhe jam krenare për këtë. Kështu, kjo është ajo e gjitha çfarë doja të thoja, faleminderit që më dëgjua djema”, ka përfunduar Bebe Rexha.

Me të parë këtë rrëfim të saj, Kim Kardashian e ka rishpërndarë videon e Rexhës në profilin e saj, ku ndiqet nga mbi 192 milionë ndjekë.

Kim1.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ana Kauri thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen” 0 5

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puthen”, e cila trazoi menjëherë ujërat në emision dhe “përçau” çiftin Sindi-Murat.

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar pamje të Sindit në prapaskenë, ku është dukur tepër e prekur nga situata dhe ka shpërthyer në lot, duke iu drejtuar Muratit me fjalët “Më ke lënduar shumë”.

Ditën e djeshme u transmetua takimi i dytë i Olës dhe Muratit, ndërsa Mevlani e komentoi afrimitetin e Olës si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.