Beatrix Ramosaj publikon foto me këmbë të nxira! Çfarë i ndodhi këngëtares? 0 21

Beatrix Ramosaj ka vendosur të rikthehet në muzikë pas 3 vitesh mungesë dhe duket se projekti i ri do të jetë vërtetë bombastik. Sot këngëtarja zbuloi se ka bashkuar forcat me artistin Eugent Bushpepa, me të cilin publikoi një foto në rrjete sociale. Ajo nuk tregoi shumë detaje, por na bëri të ditur se kënga do të mbajë titullin “Dancing with the evil” (Duke kërcyer me djallin).

Beatrix i ka realizuar xhirimet për videoklipin e këngës së re dhe duket se për të ka bërë sakrifica të shumta. Ajo ka postuar një foto në të cilën shihet me këmbë të nxira dhe gërvishtje. Siç duket asaj i është dashur të xhirojë në terrene të vështira për të realizuar videoklipin perfekt.

Nuk është e lehtë të kërcesh me djallin… pasojat… prapaskena 1,2,3 aksion”, ka shkruar Beatrix përkrah fotos së këmbëve.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Beatrix Ramosaj ka qenë në vitin 2017-të./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën’, Dua Lipa i tregon botës zakonet SHQIPTARE 0 5

Dua Lipa ka qenë e ftuar në një intervistë në “Jimmy Kimmel Live”, ku ka treguar se familja e saj është tipike shqiptare dhe supersticiozë.

“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha këngëtarja.

Por Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.

“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, i tha Jimmy Kimmel Duas.

 

Është shfaqur shumë i afërt me vajzat, konkurrentja simpatike ia thotë troç Saimirit: Me mua s’ke shanse 0 9

Gjatë puntatës së fundit në “Love Story” vajzat gatuan nga një pjatë speciale për Saimirin, i cili në fund zgjodhi gatimin e Redonës dhe e ftoi atë për një takim. Ata të dy u takua në një bar dhe biseduan për dashurinë. Saimiri iu afrua, por vuri re se Redona ishte në siklet.

“Ty tani t’ka kapur sikleti se mendon që unë do i puth të gjitha gocat. Sa afrohem të të puth në faqe unë, më kthen veshin”, i tha ai.

Redona ndërkohë u shpreh se puthja për të është shumë e rëndësishme.

“Jo, me mua s’ke shanse! Puthja është shumë  e rëndësishme, ta kam thënë edhe në takim të parë. Duhet dhënë kur ke një emocion aq të fortë, kur të krijohet ajo atmosfera aty fillon e gjitha”, tha ajo.