Bashkia Tiranë publikon listën me 1313 emrat që përfitojnë dëmshpërblimet nga tërmeti 0 46

Këshilli Bashkiak ka miratuar listën e radhës me 1313 emra që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3.

Megjithë vështirësitë prej pandemisë, grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tiranës kanë përgatitur dosjet për të dëmshpërblyer sa më parë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për procesin e rindërtimit si për banesat individuale, ashtu edhe për pallatet e shkollat e reja që po ndërtohen.

Më poshtë do të mund të lexoni emrat e 1313 familjeve që përfitojnë dëmshpërblimet:

 

 

 

 

 

(BallkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me ‘guxim 0 3

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.