Bashkëpunimi i vitit mban emrin e Elvana Gjatës dhe Mozzik! Dyshja gati të thyejë rrjetin! 0 41

Po nëse ju themi se Mozzik dhe Elvana Gjata po vijnë me një bashkëpunim?

Nëse jeni fansa të dy artistëve mund të gëzoheni sepse ata kanë bashkuar forcat dhe janë gati ta djegin me projektin e përbashkët.

Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por surprizën më të bukur e paska rezervuar për në fund të vitit.

Sipas asaj që raporton “Prive”, ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit por me rëndësi është që diçka po gatuhet dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur.

Kujtojmë se, Elvana u rikthye në fund të muajit gusht në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Në të njëjtin vend u shfaq edhe një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.

Dyshja na kanë lënë edhe më parë të kuptojmë se po përgatisin diçka së bashku e këto foto na i ngritën dyshimet, por nuk ka ende asnjë të re.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 10 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.

Ndërkohë, Mozzik ka qenë artisti i verës. Përveç super suksesit me albumin që solli “MozzArt”, reperi i çmendi të gjithë me këngët “Madonna” dhe “PP”, në bashkëpunim me Kidën.

Ai na lajmëroi pak kohë më parë në rrjetet sociale se po sjell një album të ri që do jetë edhe më flakë, teksa po ashtu përflitet se do vijë në një bashkëpunim me Loredanën, e kjo do ishte mbyllja më e mirë e 2020 për të.

Këto dy muaj duken se kanë rezervuar surpriza, andaj prisni të papriturën./iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

Atdheu doli çift me Sarën nga Për’puthen, Ana Kauri bën reagimin e papritur: E bëri dhe… 0 4

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj kanë habitur të gjithë me veprimin e mbrëmshëm. Pasi ishte deklaruar vetëm për Geljanin, Sara ditët e fundit është parë vazhdimisht në shoqëri të Atdheut dhe dukeshin shumë të afërt.

Por, në puntantën e mbrëmshme, Sara vendosi që të largohej nga emisioni bashkë me Atdheun, si çift.

Lidhur me këtë reagoi edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri, e cila komentoi në faqen e “Përputhen”, duke shkruar “E beri dhe kte @atdhe_xharavina ?”.

anaa.png