Basha zbardh takimi me kryeministrin kroat: Ja lajmi i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill 0 20

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të enjte në Zagreb një takim me kryeministrin Andrej Plenkoviç. Kryedemokrati ka theksuar se temë kryesore në takim ishte integrimi sa më i shpejtë i vendit në Bashkimin Europian, proces i cili sipas Bashës ka mbetur në vendnumëro. Lulzim Basha deklaroi se ka marrë garancinë nga kryeministri korat se ata do të jenë mbështetëse në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Dua ta falenderoj kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç për pritjen miqësore që më rezervoi së bashku me ministrin e Jashtëm dhe të Brendshëm të qeverisë së Republikës së Kroacisë. Përshpejtimi i rrugës europiane të Shqipërisë është prioriteti më i rëndësishëm për mua dhe Partinë Demokratike. Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në këtë proces gjatë 8 viteve të fundit. Kjo ishte edhe tema qendrore e bisedës së sotme me mikun tim, kryeministrin Andrej Plenkoviç.

Kroacia është aleati ynë historik në procesin integrimit euro-atlantik, mbështetëse e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe sot një shembull dhe përkrahës i pakursyer i anëtarësimit në BE. Angazhimi që shprehu kryeministri Plenkoviç për ta ndihmuar Shqipërinë të bëhet një vend i denjë anëtar i BE-së, është një lajm i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill.

E njoha kryeministrin Plenkoviç me platformën tonë të integrimit. I shpreha mikut tim dhe të shqiptarëve vullnetin e vendosmërinë tonë për të përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Ky proces do të sjellë për Shqipërinë fonde të mëdha për bujqësinë, biznesin e vogël dhe të mesëm, sipërmarrjet e të rinjve dhe demokracinë.

Ndava me kryeministrin kroat bindjen se ne do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian ashtu siç e bëmë atë anëtare të NATO-s dhe liberalizuam vizat me zonën Shengen. Me ndihmën e Kroacisë mike dhe aleate, duke mësuar nga eksperienca e saj, ne do të sjellim rritje ekonomike dhe punësim për qytetarët tanë”, zbuloi Basha.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 11

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.