Basha: Shqipëria investon më pak se çdo shtet tjetër europian për shëndetësinë, bashkë do largojmë të keqen 0 51

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një grafik, ku tregohet se Shqipëria është ndër vendet europiane që investojnë më pak në shëndetësi.

Basha thekson se Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura në 7 vjet, duke shtuar se “bashkë do largojmë të keqen”.

foto galeri

Postimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.

Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.

Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.