Basha reagon pas deklaratave të Edi Ramës: Programi i PD, rruga e vetme për të dalë nga gropa 0 24

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon nga selia blu pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra sot në një bashkëbisedim me gazetarët për shëndetësinë.

Basha tha se në këto 8 vite qeverisje Rama nuk ka bërë asgjë, dhe pikërisht kjo është arsyeja, sipas tij, pse ai del sot në ekran 3 orë për të bërë fantazi e shpikje.

Kreu i qeverisë renditi disa nga pikat kryesore të programit të PD për shëndetësinë, duke thënë se është rruga e vetmja për të dalë nga gropa, ku e ka zhytur Rama sistemin shëndetësor.

Le t’i drejtohemi çdo shqiptari sot, ku është shëndetësia falas sot, ku kanë shkuar taksat? Taksat janë rritur, faturat janë rritur, pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Ramës. Gjatë këtyre 8 viteve shqiptarët kanë paguar faturën. Pacientët shqiptarë e kanë parë dhe provuar këtë për 8 vite me radhë, tani gjatë pandemisë e panë të gjithë shqiptarët, se si Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve. Tirja është produkti i vetëm i Ramës në këto 8 vite, sepse vetë Rama është kryeTire. Zhvat qytetarët. Tani në fund të 8 viteve del dhe rri 3 orë në ekran për të treguar se çfarë do të bëjë, kur kishte 8 vite në dispozicion. Dy muaj para se të largohet del dhe bën shpikje, për t’iu kundërvënë programit tonë, që është një plan realist. Kemi fshehje të vazhdueshme të të dhënave të koronavirusit, por fakti është që Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të infektimeve.

E rëndësishme është se çfarë do të bëjmë për të dalë nga gropa ku e ka futur Rama shëndetësinë dhe rruga kalon përmes planit tonë, që është konkret. Së pari, rroga për mjekët e infermierët, që të ndalet largimi masiv i tyre, shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve. Jemi me parimin që karta të ndjekë pacientin. Trajtimi i mjekëve specializantë, për t’i mbajtur ata këtu, sepse shumica e tyre po mësojnë gjermanisht për t’u larguar. Decentralizimi i spitaleve, jo kontrolle përmes njohjeve politike. Plani ynë për shëndetësinë është arsyeja e vetme pse Rama del në ekran 3 orë në ditë, duke fantazuar shpikje. Në 8 vite ai kishte tjetër plane, plaçkitjen e shqiptarëve”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 11

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.