Basha nga Kalimashi: Rama i futi shkopinj nën rrota Kosovës 0 11

Kreu demokrat Luzlim Basha është ndalur në tunelin e Kalimashit, i cili është përuruar gjatë qeverisjes së demokratëve, gjatë udhëtimit të tij elektoral në Kukës, ku është pritur nga qytetarë të shumtë.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se me vënien e traut, i futi shkopinj nën rrota Kosovës dhe i çoi marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike mes dy shteteve në nivelet më të ulëta.

“Rama do të largohet me votën më masive, nuk bëri asgjë por i futi shkopinj në rrota Kosovë shkatërroi ekonominë tonë uli në nivelet më të ulëta marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve, vuri traun”.

Basha ftoi qytetarët që të më 25 prill të votojnë Partinë Demokratike për të hequr çdo pengesë mes Shqipërisë dhe Kosovës, që të dy shtet të funksionojnë si një trup i vetëm.

“Sot dua t’ua përsëris të gjithë qytetarëve se vota për PD në 25 prill është vota për heqjen e traut dhe çdo pengesë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kostot e shtuara financiare kanë ulur tregtinë, punësimin. Çdo pengesë do të zhduket dhe ne do funksionojmë si trup i vetëm dhe djemtë e vajzat tona të punojnë me dinjitet dhe Kukësi të kthehet në krenari kombëtare për Shqipërinë e Kosovën”.

Në fund të fjalës së tij kreu i selisë blu u bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.