Basha në Njësinë 4 në Tiranë: Pensionistët nuk përballojnë dot kostot e pandemisë. Me 25 prill kjo situatë do të marrë fund 0 44

Kryedemokrati Lulzim Basha ështa takuar e ka dëgjaur nga afër hallet e pensionistëve në Njësinë nr.4 në kryeqytet. Ai thotë se pensionistët janë ndër kategoritë më të rrezikuara, por dhe të lëna pas dore në kushte jashtëzakonisht të vështira, gati të pamundura.

“Pensioni nuk u mjafton për faturat e rritura të dritave, ujit, ilaçeve të përditshme. Shpenzimet që ka sjellë pandemia e COVID-19 janë bërë një barrë shtesë për ta”,- shprehet Basha.

STATUSI I PLOTË
Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërkohë që numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën prej pandemisë, po shtohet çdo ditë e më shumë.

Pensionistët janë ndër kategoritë më të rrezikuara, por dhe të lëna pas dore në kushte jashtëzakonisht të vështira, gati të pamundura. 

Sot, u takova me disa pensionistë në Njësinë 4 në Tiranë dhe dëgjova histori vërtetë të dhimbshme. Ata e kanë të pamundur të përballojnë koston shtesë të pandemisë. Pensioni nuk u mjafton për faturat e rritura të dritave, ujit, ilaçeve të përditshme. Shpenzimet që ka sjellë pandemia e COVID-19 janë bërë një barrë shtesë për ta.

Në sytë e këtyre pensionistëve që kanë punuar një jetë të tërë, lexohet dhimbja dhe pamundësia për të përballuar kostot që shtohen çdo ditë, ndërkohë që qeveria vazhdon të çojë paratë në xhepat e oligarkëve dhe klientëve të saj. Ata më treguan se si kanë pasur të afërm të infektuar, dhe fatura e medikamenteve ka shkuar nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra. Një pensioniste tregoi se ndonëse jetonte me djalin e infektuar me COVID, askush nuk kishte shkuar për t’i testuar, as atë e as familjarët e tjerë.

Ne s’mund të rrimë të heshtur përpara marrëzisë së pagesave miliona euroshe për biznesin mafioz të plehrave dhe inceneratorëve dhe harresës ndaj të moshuarve tanë. Prej 5 javësh i kërkoj qeverisë që të paguajë bonusin mujor 20 mijë lekë për 6 muajt e ardhshëm, për të zbutur barrën financiare të kujdesit shtesë për shëndetin. Nuk ka asgjë më të çmuar se jeta dhe shëndeti i njerëzve. Më 25 prill largojmë të keqen dhe nisim ta shërojmë Shqipërinë! /B.W #albaniareport.al

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.