Basha në Gjirokastër me të rinjtë: E ndjej ngrohtësinë e ndryshimit që po vjen në sytë e tyre 0 36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet pranë një grupi të rinjsh në Gjirokastër.

Lideri demokrat shprehu vlerësime për mikpritjen që iu bë sot në këtë qytet, ndërsa theksoi se ndryshimi duket në sytë e rinisë shqiptare.

“Ju përshëndet nga Gjirokastra, e bukurive të ralla kulturore, djepi i shkrimtarëve. Kam kaluar një ditë të jashtëzakonshme nga mikpritja e tyre, qe është parapërgatitja për fitore. Jam me një grup te rinjsh, aktivistë të PD dhe te tjerë qe na janë bashkuar. Një betejë që po bëhet për çdo familje. E ndjej ngrohtësinë e ndryshimit që po vjen tek sytë e këtyre të rinjve. Pas 25 prillit do të jem aleati i tyre. Mos u dorëzoni, ndryshimi po vjen”, -tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.