Basha me banorët e prekur nga tërmeti: Premtoj që shtëpitë do rindërtohen 0 26

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me disa banorë të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit të cilët vijojnë të jetojnë në kushte të vështira.

Në Gjuricaj, Njësia Administrative Ishëm, kryetari i opozitës u ndal edhe në banesën e rrënuar, të familjes së Limon Filit.

Edhe pse ka kaluar 1 vit kjo familje jeton në një minimagazinë.. Ata pretendojnë se nuk i rindërtohet shtëpia pasi kanë qenë në mitingun e PD-së. Ndonëse banesa është jashtë funksioni, institucionet e kanë vlerësuar si DS2 dhe i kanë thënë se përfiton vetëm 250 mijë lekë të reja, ndërsa prej ndihmave ata nuk kanë përfituar fare.

Kryefamiljari kërkon vetëm një vlersim të drejtë për banesën, pasi po vjen dimri i dytë dhe duhet të jetojë në një minimagazinë në kushte të mjera.

Në Lalëz, Basha vizitoi familjen e Agim Muharremit që po jeton ende në çadër. Sipas tij, autoritetet thonë  se rruga deri tek banesa nuk është e mirë prandaj nuk ka nisur rindërtimi.

E njëjta histori përsëritet edhe në shtëpinë e Kasem Gjetës në Shkafanë. Kasemi, por edhe banorë të tjerë të kësaj zone i thanë Bashes, dëmshpërblim po marrin njerëz që s’kanë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa ata që kanë shtëpitë e shembura, jo.

Po në Shkafane, në familjen e Shpëtin Kurti, pjesëtarët e familjes po hyjnë në dimrin e dytë në çadër dhe në një kontenier që ia kanë dhuruar privatisht, pasi shtëpia e shembur plotësisht as ka nisur të hedhë themele.

E zonja e shtëpisë tha se ende s’kanë asnjë zgjidhje dhe po jetojnë në kushte të vështira.

Basha është zotuar para banorëve se pas ardhjes në pushtet të PD-së të gjitha paratë që duhet të shkonin për ta do t’i rikthen dhe investimet e tyre do të vihen në punë.

“Sot për sot duhet që zëri juaj të dëgjohet dhe të thuhet pa e zbukuruar. Sot erdha t’ju shoh dhe të zotohem që paret që janë për ju do të vijnë tek ju, shtëpitë do të rindërtohen dhe ato investime që janë bërë me paret tuaja do t’i vëmë në punë. U ngrit gjithë bota për ta ndihmuar Shqipërinë, vetëm këta s’u kujtuan. Por ju garantoj që do të marrë fund. Dy prioritete kryesore do të kemi.

E para, shëndetin edhe ekonominë që ka shkatërruar pandemia dhe gjithë ndihmat që i ka ndarë Europa për tërmetin dhe që duhet të vijnë tek ju, do të vijnë tek ju dhe buxheti i shtetit do të bëjë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër shtëpitë t’ju rindërtohen dhe vuajtja që keni hequr t’ju lehtësohet sadopak. Më vjen keq që ju kam ardhur në këto kushte të vështira, por ju jap fjalën që do vij t’ju shoh edhe kur ta kemi riparuar këtë dëm edhe t’i keni shtëpitë e rindërtuara”, tha Basha./Opinion.al #Albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rita Ora nis hetimin: ‘Kush më spiunoi për festën e ditëlindjes? 0 6

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes.

Sipas Daily Mail, këngëtarja dyshon se një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për grumbullimin e saj të paligjshëm në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim.

Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 funtesh dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave anticovid në organizimin e një eventi me një grup të madh njerëzish.

Kensington dhe Këshilli i Chelsea-t kanë konfirmuar gjithashtu se po hetojnë shkeljen e pretenduar.

“Ajo tani po harton një plan loje dhe po vendos kurthe në një përpjekje për të ekspozuar sinjalizuesin, siç bëri Coleen në dramën ‘Wagatha Christie’”, tregoi një burim i besueshëm sipas medias së huaj.

Fillimisht festa e Ritës u raportua se përfshinte 30 persona, por burimet më vonë e theksuan atë si një mbrëmje me vetëm rreth shtatë persona.

Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i Revistës “TOWIE”, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeç, ishin të gjithë në foto të festës. Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë në restorant ndërsa hidhnin sytë në dritare dhe përpiqeshin të hapnin një derë metalike.

Oficerët u panë gjithashtu jashtë shtëpisë së Rita Orës në Londër dhe restorantin ‘Casa Cruz’ të nesërmen. Ajo kërkoi falje përmes një shkrimi në Instagram, për thyerjen e rregullave të pandemisë.

ri3.jpg

Fotoja prekëse që bën xhiron e rrjeteve, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid 0 6

Ka bërë xhiron e rrjeteve fotoja ku shihet një mjek nga Teksasi, i ndodhur prej kohësh në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, teksa përqafon në ditën e Falënderimeve një pacient të moshuar me Covid 19.

Dr. Joseph Varon, shefi  i United Memorial Medical Center në Houston, i tha CNN se kishte punuar 256 ditë pa ndalim deri tani dhe është i frustruar nga numri i lartë i njerëzve të shtruar në spital.

Ai ka shpjeguar edhe foton prekëse ku shihet duke përqafuar një të moshuar, teksa tha se pacientët po vuajn edhe nga virusi dhe nga izolimi.

“Ndërsa po hyj brenda njësisë time, unë pash që një pacient i moshuar po përpiqej të dalë nga dhoma dhe po qante. Kështu që, i afrohem dhe i them ‘pse po qan’ dhe burri thotë, ‘Unë dua të jem me gruan time’.  Kështu që, unë vetëm e kapa, e mbaj, e përqafova dhe nuk e dija se po fotografohesha në atë kohë,” ka shpejguar mjeku.

Ndër të tjera mjeku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në parandalimin e përhahapjes së koronavirusit, duke respektuar rregullat anti-Covid.