Basha apel të fortë qytetarëve: Zbatoni të gjitha masat anti-Covid, deri më 25 prill konsiderojeni shoqërinë jetime! 0 31

Në një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se qeveria e Ramës nuk e mori parasysh planin me 5 pika të propozuar prej PD-së me qëllim përballimin e krizës së pandemisë së Covid.

Kreu i PD-së e akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka asnjë përgjegjësi e zgjedh të bredhë me cirkun shëtitës për të ndarë nëpër qytete një grusht vaksinash. Ai tha se pas 25 prillit situata do ndryshojë. Shqipëria do ketë nivelin më të lartë të testimeve në rajon

“Kryeministri s’mund të bredhë me cirkun shëtitës duke ndarë një grusht vaksinash, duke harxhuar kështu më shumë paratë e taksapaguesve shqiptarë, para që duhet të kishin shkuar për të mbështetur mjekët, për të rimbursuar pacientët që po kurohen në shtëpitë e tyre. Jemi në një gjendje ku vdekjet janë në numra rekord, të marra këto nga statistikat e tyre. Cili prej jush nuk është në dijeni të kësaj situate? Demagogji ka, ndihmë për njerëzit nuk ka.

Ne kërkuam spitalet covid rajonale. Para dy ditësh u gjenda me një mjek kirurg vaskular që kishte marrë rrugën nga Gjermania kishte ardhur drejt babait të tij të konstatuar me Covid në Vlorë. E kishin mbajtur 2 ditë në Vlorë dhe i kishin thënë s’kemi c’të bëjmë këtu, nuk kemi aparatura. E kishin nisur në Tiranë dhe kishte përfunduar në një qendër që deri para një viti ishte përdorur për kirurgji plastike. Pse? Se nuk u morën masa. Çfarë masash merr? Si kujdesesh për mjekë e infermierë, si kujdesesh për të sëmurët? Si i rimburson të sëmurët?

Një kryeministër normal i përgjigjet këtyre pyetjeve. Një kryeministër normal për t’i ikur këtyre pyetjeve ikën çdo ditë me cirkun shëtitës. Kjo është një çështje për jetë a vdekje, kjo situatë po rrënon financat personale të shqiptarëve dhe ekonominë. Pas 2 muajsh shqiptarët do vendosin. Dy muaj është një kohë e gjatë për mua si prind, si bir prindërish, si qytetar dhe pastaj si kryetar i PD, e më pas kandidat për kryeministër.

Ndaj ju kam thirrur sot që të përsërisim qëndrimet botërisht të njohura për trajtimin e kësaj krize. E para mbeten: Testimet. Se ato do na tregonin ku është infeksioni nëse do bëheshin të paktën si në vendet kufirate. Nëse Berati, ku ka shkuar për cirkun e radhës rezulton problematik do merrja masa Nëse një x industri rrezikon, do ta mbyllja dhe rimbursoja.

Jo e gjithë Shqipëria të kthehej në një spital gjigand. Mjafton të kesh pak zemër për vendin tënd e njerëzit e tu. Jo të vraposh ta bësh vaksinën i pari, por të rrish në këmbë dhe ta bësh i fundit. Pas 25 prillit nivelin më të lartë të testimeve në rajon. Qeveria e ka mendjen tek njerëzit, jo tek shëndeti i vetë e xhepat e saj. Testim, gjurmim, izolim. Armatosja e personelit shëndetësor të braktisur. Ai del e bën cirk kurse mjekët e qytetarët kacafytën për shkak se i ka lënë në mëshirë të fatit”,- tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe paditet me 5 milionë dollarë! 0 8

Kasapi turk, shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si ‘Salt Bae’, po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milion dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Një artist amerikan thotë se Gökçe përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gökçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij, sipas New York Post.

Hicks zbuloi se Gökçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gökçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017 kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në Instagram.