Barazimi me Lituaninë, Reja: Krijuam raste, na u mohua një 11-metërsh 0 44

Shqipëria nuk arriti as mbrëmjen e sotme të merrte një fitore në ndeshjen ndaj Lituanisë, e cila ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas këtij barazimi, ka folur trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili shprehet se ekipi krijoi shumë raste, ndërsa thekson edhe faktin që arbitri mohoi një 11-metërsh.

Për trajnerin, gjëja pozitive nga ky takim është që lojtarët e rinj kanë fituar eksperiencë për ndeshjet e ardhshme dhe se sipas tij, kjo ndihmon në planin e Shqipërisë për të ardhshmen.

Trajneri i Kombëtares u shpreh se ekipi është ende brenda objektivit për vendin e parë në grup dhe kjo do të synohet me fitoren e dy ndeshjeve të fundit muajin e ardhshëm.

“Fiton kush shënon, në krijojmë dhe nuk dimë të shënojmë. Nuk kemi justifikime, por krijuam raste dhe nuk na dhanë edhe një penallti që për mua ishte e qartë. Humbëm raste të pastra, por gjithsesi nuk duhet të gjejmë shfajësime, kemi gabuar. Dy ndeshjet që na presin janë një mundësi që ne të marrim 6 pikë dhe të vijojmë t’i qëndrojmë objektivit tonë për të qenë në krye të këtij grupi”, tha Reja./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mourinho shfrenon fantazinë, dëshiron Ronaldon tek Roma 0 83

Nuk është Granit Xhaka ëndrra e Jose Mourinho, mesfushori i Arsenal mund të jetë një objektiv, por dëshira më e madhe e portugez është të këtë në Romë, C.Ronaldo. Tingëllon si një mision i pamundur në çdo aspekt, por Mourinho beson. Sipas “La Stampa”, trajneri i ri i Romës ka telefonuar personalisht sulmuesin e Juves për të kuptuar më qartë objektivin e tij për të ardhmen dhe nëse ekziston ndonjë mundësi sapo e vogël për ta transferuar në kryeqytet. Nuk është e vështirë që dy palët të bëjnë një diskutim të tillë, janë shumë miq, plus që menaxhohen nga i njëjti agjent, Jorge Mendez.

Përtej dëshirës së Mourinhos ky objektiv duket i pamundur për shumë arsye, duke nisur nga kosto financiare, kartoni dhe paga e tij vjetore, por edhe në nivel personal dhe ambicioz, të largohesh nga Juve për tu transferuar tek Roma për të luajtur në Confernece League duket e vështirë për tu besuar duke njohur egon e Ronaldos. I vetmi detaj në favor të këtij operacioni janë lehtësirat fiskale që Ronaldo ka gjetur në Itali. Ky është një lajm që edhe vetë tifozët roman e kanë të vështirë ta besojnë. Nëse Ronaldo largohet nga Juventus pritet të largohet edhe nga Italia, për momentin në krye të listës ka përfunduar Man.United.

“Zhvishet” Soreca, heq kollaren dhe vesh tutat e sportit për të luajtur futboll në Gjirokastër 0 93

Ambasadori i BE, Luigi SoreCA ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim ka vendosur që kollaren dhe kostumin ta zëvendësojë me tutat sportive dhe atlete.

Ditën e djeshme Soreka është shfaqur duke luajtur futboll në stadiumin e Gjirokastrës.

Me tuta sportive ambasadori shihet në fushën e gjelbër ku ka preferuar të “largohet” paksa nga çështjet politike.