Bandat e ‘shiptari’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”, ministri serb provokon sërish, përdor gjuhë urrejtje 0 40

Ministri i Punëve të Brendshme (MUP) i Serbisë, Aleksandar Vullin, sërish e ka përdorur termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilit termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

Vullin komentet i bëri gjatë një vizite në Administratën Koordinuese për Kosovën në Kurshumli, që gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën. Ai pjesëtarëve të policisë u dhuroi dy automjete dhe pajisje tjera të sigurisë.

“Prerjet e shpeshta ilegale në këtë zonë janë shqetësuese për të gjitha organet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe ne jemi veçanërisht të shqetësuar sepse bandat e ‘shiptari’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”, tha Vullin.

Më parë, Vullin iu kishte përgjigjur kritikave për përdorimin e këtij termi pezhorativ, duke thënë se “ai do të vazhdonte t’i quante shqiptarët ashtu siç e quajnë ata veten”.

Në fund të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd mbi padinë e Anita Mitiç, një ish-aktiviste e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, kundër tabloidit “Informer”. Gjykata sanksionoi përdorimin e termit “Shiptar” si gjuhë urrejtjeje. Ekziston edhe mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, sipas së cilës, thirrja e popullit shqiptar “Shiptar” është nënçmuese dhe fyen anëtarët e asaj kombësie./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ja në cilin program televiziv e kemi parë Aristelën e ”Për’puthen” 0 20

Shumë nga vajzat e perputhen kanë qenë dhe më parë pjesë e projekteve të ndryshme, si Melisa, Sara, Ana dhe Tea.

Së fundmi është zbuluar se edhe Aristela ka qenë pjesë e televizionit.

Nëse jeni kuriozë të dini se në cilin program ka qenë konkurrentja, po ju tregojmë se ajo dikur ka qenë pjesë e ”Hostel by Anabel”.

Ja në cilin program televiziv e kemi parë Aristelën e ”Për’puthen” 0 17

Shumë nga vajzat e perputhen kanë qenë dhe më parë pjesë e projekteve të ndryshme, si Melisa, Sara, Ana dhe Tea.

Së fundmi është zbuluar se edhe Aristela ka qenë pjesë e televizionit.

Nëse jeni kuriozë të dini se në cilin program ka qenë konkurrentja, po ju tregojmë se ajo dikur ka qenë pjesë e ”Hostel by Anabel”.