
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa deklaroi se për vitin që vjen në projektbuxhetin e ri është përcaktuar 53 milionë dollarë shtesë për reformën në drejtësi, pohoi se mbështet procesin e spastrimit të këtij sektori nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.
Nga foltorja e Kuvendit ai nxiti sistemin e drejtësisë që të vijojë me vettingun, për goditjen e çdo rasti kur gjyqtarë e prokurorë bëjnë pazare me drejtësinë. Ajo që është me rëndësi është në këtë buxhet vazhdojmë që të mbështesim reformën në drejtësi dhe bashkitë e vendit. Tek reforma në drejtësi japim 53 mln dollarë të tjera për 668 personel shtesë. Shpreh mbështetjen e plotë për procesin historik të pastrimit të drejtësisë nga ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar duke nxitur ecjen më tej të vettingut dhe goditjen e çdo gjyqtari apo prokurori që vazhdon të bëjë pazar me drejtësinë sikurse janë rastet e fundit të zbuluara nga media. Në vend ku gjyqtarë e prokurorë në vetëdije të plotë të moskalimit të vettingut vijojnë të bëjnë tregti me drejtësinë. S’ka për të pasur kurrë një Parti Socialiste, dallime jug-veri. Kjo ka të bëjë me një politikë tonën dhe i trajton komunitetet të gjitha njësoj. E dua Shkodrën po aq shumë sa e dua Vlorës, dhe Shqipërinë për të gjithë territorin e saj.”, tha Balla. /BW