Avdullah Hoti paralajmëron mbylljen totale në Kosovë: Gjendja është tepër e rëndë, e pamundur të përballojmë situatën 0 45

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë”paralajmëron një mbyllje totale të vendit.

Hoti thotë se situata në Kosovë me pandeminë është tepër e rëndë dhe situata s’mund të përballohet dot.

Sipas tij, qeveria do të jetë e detyruar të shkojë drejt masave ekstreme duke përfshirë mbylljen totale.

”Gjendja është vërtetë e rëndë, tepër e rëndë. Numri i rasteve të reja është tepër i lartë edhe jemi gati në limitet e kapaciteteve që kemi në spitalet tona. Jemi të detyruar të marrim masa që janë bukur drastike. I kemi ndërmarrë disa masa deri më tash, disa masa pak më strikte vikendin e kaluar dhe tash jemi duke i përgatitur masat të cilat besoj për dy ditë hyjnë në fuqi sepse jemi duke i kryer disa konsultime të nevojshme brenda organizatave të ndryshme, me bizneset, me odat ekonomike, me grupe të ndryshme që i prekin kryesisht këto masa, por jemi të detyruar t’i ndërmarrim masa.Jemi duke i ndjekur protokollet që i kanë zbatuar edhe vendet e tjera, por ne jemi në një situatë më të vështirë për shkak të kapaciteteve të limituara në spitale, për të akomoduar të gjithë ata që kanë nevojë për shërbim spitalor.Duhet thënë që për vite të tëra nuk ka pasur rritje të kapaciteteve në spitale dhe pavarësisht përgatitjeve që i kemi bërë me rritje të kapaciteteve për testim ta zëmë, ose me përfshirjen e spitaleve nëpër regjione dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, edhe me rritjen e të punësuarve në institucionet shëndetësore, prapë është e pamundur që të përballojmë situatën. Prandaj, jemi të detyruar të shkojmë drejt masave ekstreme, përfshirë edhe mbylljen totale.”- tha Hoti. /BW #albaniareport_al#Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.