Ata me vaksina lindore nuk do të udhëtojnë dot në BE. Vuçiç tërbohet me perendimorët 0 16

Qytetarët e vendeve të treta do të duhen të pajisen me këtë dokument kur udhëtojnë brenda BE-së. “Ata që mund të udhëtojnë aktualisht, do të mund të marrin edhe një certifikatë digjitale të gjelbër, duke e kërkuar atë nga shteti, në të cilin udhëtojnë. Shtetet anëtare duhet të vlerësojnë provat e vaksinimit dhe të lëshojnë certifikatën digjitale”, tha zëdhënësi i KE-së, Cristian Wigand.

Certifikatat digjitale të BE-së do të përmbajnë informacione në lidhje me vaksinimin, testin negativ PCR ose praninë e antitrupave.

Komisioni Evropian ka deklaruar se, së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre.

Kjo do të kërkojë fillimisht harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me standardet e BE.

“Në këtë mënyrë, certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja“, tha Wigand. Por shumë zëra thonë se në çertifikatën vaksinale nuk do të pwrfshihen ata qw kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze. Por vendimi për të lejuar hyrjen në territorin e saj vetëm për udhëtarët që kanë marrë vaksina perëndimore do të ishte “skandaloz” dhe “i paarsyeshëm”, sipas Presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Si do të parandalojnë ardhjen e kryeministrit hungarez Orban i cili mori vaksinën nga Kina?” Tani ata madje më bënë të marr vaksinën kineze pasi e dëgjova atë, dhe pastaj nëse nuk më mirëpresin në Bruksel, nuk do të ketë dialog me Prishtinën” komentoi Vuçiç.

Aleksandar Vuçiç gjithashtu tha se meqë Serbia nuk po merrte vaksina nga Evropa, kjo do të nënkuptojë që banorët e Serbisë nuk do të lejohen të udhëtojnë në BE sipas vendimit të ri.

“Unë jam i bindur se askush në BE nuk ka ndërmend të marrë një vendim të tillë, por nëse do të ndodhte do të themi – faleminderit, ne kuptuam se çfarë lloj politike keni ndaj Serbisë dhe vendi ynë do të rritet” shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pse SHBA është kundër “pasaportës së vaksinimit” 0 4

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ia kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.

Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?

Çertifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre.

“Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë,” thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt.

Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Aktorja e dashur shqiptare do të jetë protagoniste në serialin e ri të Ermal Mamaqit! 0 7

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Pak ditë më parë, Mamaqi zbuloi gjithashtu për të gjithë ndjekësit e tij se do të vijë me një projekt të ri, kësaj here serial.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabele ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.

Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij dhe po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit.  Mamaqi i ka besuar njërës prej bashkëpuntoreve të tij më të mira, skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit.

Së fundmi, producenti ka zbuluar gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial.

Bëhet fjalë për aktoren Jonida Vokshi, e cila festoi dje ditëlindjen. Në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.