“Asgjë nuk ndryshon”, ja reagimi i Turqisë pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet amerikane 0 54

Turqia reagoi të dielën për fitoren e zotit Joe Biden me komente asnjanëse. Zëvendës Presidenti Fuat Oktay tha se kjo nuk do t’i ndryshojë marrëdhëniet midis dy aleatëve të vjetër edhe pse Ankaraja do të vazhdojë t’i bëjë presion Uashingtonit për Sirinë dhe për çështje të tjera ku ka diferenca politike.

Turqia mund të humbasë më shumë sesa shumë vende të tjera nga fitorja e zotit Biden, pasi ai pritet të ashpërsojë qëndrimin e SHBA kundër ndërhyrjeve ushtarake jashtë vendit të Presidentit Reccep Tayyip Erdogan dhe forcimit të bashkëpunimit të tij me Rusinë.

Një tjetër pengesë kryesore është refuzimi i Uashingtonit për të ekstraduar klerikun mysliman me banim në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja thotë se orkestroi një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

“Asgjë nuk do të ndryshojë për Turqinë,” tha zoti Oktay. “Kanalet e komunikimit do të funksionojnë si më parë, por sigurisht që do të ketë një periudhë tranzicioni,” tha ai, duke shtuar se Ankaraja do të vëzhgojë nga afër qasjen e zotit Biden në politikën e jashtme, shkruan Voa.

Ai tha se Turqia do t’i bënte presion administratës së ardhshme të SHBA që të heqë dorë nga mbështetja për grupet militante kurde në Siri dhe që të ekstradojë Gulenin.

“Ne përjetuam një përpjekje për grusht shteti. Personi që e bëri këtë ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asgjë më të natyrshme se sa kërkimi i ekstradimit të tij,” tha zoti Oktay.” Ky është një proces që filloi më herët dhe do të vazhdojë me këtë administratë,” shtoi ai.

Një çështje tjetër që mbetet pa u zgjidhur midis dy aleatëve është blerja nga Turqia e sistemeve ruse të mbrojtjes nga raketat, për të cilat Ankaraja përballet me sanksione nga SHBA. Administrata e Presidentit Trump deri tani ka shmangur vendosjen e sanksioneve. Zoti Oktay tha të dielën se Ankaraja shpresonte që edhe administrata Biden të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm. Presidenti Erdogan ende nuk ka komentuar për fitoren e zotit Biden./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Etna nuk ndalet,shënon rekord me gjashtë shpërthime në tetë ditë 0 15

Etna nuk ndalet dhe vazhdon të befasojë dhe të japë spektakël. Gjatë natës ka vazhduar shpërthimi i vullkanit, i gjashti në 8 ditë: ‘Një rekord’ sipas ekspertëve me një burim llave i lartë më shumë se 500 metra nga krateri në Jug-Lindje dhe një kolonë shpërthyese të hirit vullkanik që duket për shumë kilometra.

Sipas vëzhgimeve të fundit të institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë italiane edhe në javët e ardhshme do të jenë prezente rrjedhja e llavës.


Lumenjtë e llavës, që tashmë prej javësh kanë ngjyrosur me të kuqe Katanian ndalojnë në kodrat e Bove, shumë larg nga zonat e banuara. Por hiri vullkanik përveçse ka mbërritur në Catania dhe në qendrat e tjera pranë vullkanit është i dukshëm edhe në Palermo, që gjendet në distancën prej 150 km.

Këngëtarja shqiptare i promovon këngën e re, Rita Ora ka dy fjalë për t’i thënë para 16 milion personave! [FOTO/VIDEO] 0 15

Si dy artiste shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë qenë gjithmonë në mbështetje të njëra-tjetrës. Në fillimet e tyre në karrierë ishin ato të parat që i dhanë krahë njëra-tjetrës për të vazhduar e për të ecur përpara. E falë kësaj të dyja ato kanë arritur ta ngrenë lart emrin e Shqipërisë.

Edhe pse sot janë mjaft të suksesshme dhe ndër emrat më të përfolur në industrinë muzikore ato vazhdojnë ende ta mbështesin njëra-tjetrën. Rita ka publikuar së fundmi këngën “Big” në bashkëpunim me David Guetta, në të cilën u shfaq me veshje tradicionale shqiptare dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kjo këngë pati një sukses shumë të madh dhe për një javë ka arritur 2.5 milionë klikime vetëm në “Youtubue”.

 

 

Edhe Bebe Rexha ka shprehur hapur pëlqimin e saj për këtë këngë, teksa ka qenë duke bërë një video live në Instagram. Ajo është shprehur se e dashuron këngën e re të Ritës dhe e ka vendosur në sfond e ka kërcyer me të.

 

Këtë moment e ka ndarë edhe Rita në profilin e saj dhe ka shkruar dy fjalë për Bebe Rexhën.

“Të dua Bebe Rexha gjithmonë dhe përgjithmonë”, shkruan Rita shoqëruar me dy zemra të kuqe.

153210816_445783773503238_5231568210313502340_n.jpg