“Artisti më i keq!” Meritoni sapo i hodhi benzinë zjarrit me deklaratën e fundit për Noizyn! 0 13

Meriton Mjekiqi duket se nuk ka ndërmend t’i ndahet Noizyt dhe konfliktit të tyre në distancë.

Dy ditë më parë teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, Meritoni tha se Noizy u prek nga një e vërtetë që i tha Big Kik dhe me këtë rast deshi të fitonte vëmendje.

Unë nuk kam pasur kurrë asnjë problem me label, me grupe, menaxhera. Kur të tjerët kanë problem me veten dhe mundohen të gjejnë rastin të ngrihen akoma më shumë duke kërkuar vëmendje dhe duke mos e pranuar realitetin që të tjerët thonë për ty, atëherë nuk është reale. Jemi njerëz gabojmë dhe kur dikush thotë realitetin si puna e Big Kik që tha për Noizy-n dhe që është prekur dhe që ka nxjerr një postim me ‘Noizy Black’ a çfarë ka bërë se nuk e di. Se të them të drejtën nuk merrem se kam shumë punë, kam shumë plane të tjera për ta ngritur emisionin në një nivel tjetër”, tha Meritoni.


Mbrëmjen e sotme ai ka folur sërish rreth reperit pasi  ishte i ftuar në “Binjakët show” me Romeon dhe Donald Veshajn.

I gjendur përballë një loje ku i drejtoheshin pyetje lidhur me disa reperë shqiptarë Meritoni zgjodhi dy herë Noizyn, një herë si “artisti më i keq” dhe një herë tjetër si “artistin që s’do e ftonte kurrë në emision”.

Nuk e dimë nëse kjo do pasohet nga një debat tjetër virtual, por moderatori sapo i hodhi benzinë zjarrit.

Kujtojmë se e gjitha nisi para disa javësh kur fillimisht Noizy dhe reperi i ri Big Kik u përfshinë në një debat publik, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një freestyle në “Gjoni Black Entertainment” se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi “OTR”. Përgjigja e Noizy-t nuk vonoi dhe në këtë përplasje virtuale ai përfshiu edhe moderatorin e emisionit , Meriton Mjekiqin.

“A ka emision që nuk përmendet Piktura madhe? Noizy’s show. Kush mund ta bëj një përmbledhje sa here është përmendur emri im në atë emision? Bashkë me sa herë është fol ose janë gjujt kunja kundra meje? Ma shumë herë sa ka pas të ftum besoj. Më fal qe s’ta kam pranu ftesën m’ke shkrujt nja 10 her. Po sja vlen. Po nuk u permend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy,Noizy,Noizy,Noizy. E di qe ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkroi Noziy.

Më pas reperi publikoi një foto të nga studioja e emisionit, ku dallohej se e kishte modifikuar emrin e tij nga “Gjoni Black Entertainment” në “Noziy Black Entertainment”. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Meriton Mjekiqit.

“Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”, shkroi ai në një postim. Më pas publikoi foton e një ilaçi “Oki” dhe shkroi “Kalon” shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flirt me Diletta Leotta? Ja si përgjigjet aktori turk Can Yaman 0 10

Diletta Leotta është në një histori dashurie me aktorin turk Can Yaman? E ka kaluar vitin e ri me të apo me Zlatan Ibrahimoviç? Teksa thashethemet vazhdojnë aktori turk ndjehet i lodhur nga pyetjet e fansave që duan të dinë më shumë dhe në rrjetet sociale ai përgjigjet: ‘Janë punët e mia. Pikë’, duke shtuar edhe një emoi që i thotë atyre të heshtin. Më pas ai i bllokon komentet Në Instagram dhe largohet nga TWitter. Mesazhi është i qartë.

Can Yaman është lodhur duke dëgjuar të flitet për jetën e tij private dhe kërkon ta vlerësojnë për punën e tij. Fansat vazhdojnë të replikojnë me të e komentojnë: Për ne je do mbetesh njeriu i dikurshëm… personi special me të cilin jemi dashuruar, ai njeri me zemër të madhe që bën gjithçka për njerëzit që kanë nevojë.

Jeta private është e jotja dhe e tillë duhet të mbetet’, vazhdojnë fansat e tij. Aktori turk është bërë i famshëm në Itali me serialin televiziv Bitter Sweet./balkanweb

Ups! ‘Diss’ për Taynan, Meritonin dhe Stresin? Noizy bën namin në Europë me HIT-in e ri! [FOTO/VIDEO] 0 12

Noizy publikoi “Një herë e mirë” dhe duhet ta pranojmë se kënga po bën namin. Si fillim, reperi e nis duke treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar. Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme. Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjë” dhe veten “balenë”. Megjithatë, ai diku në rreshta flet edhe për Big Kik i cili i bëri diss disa javë më parë në “Gjoni black”.

 

Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa kanë dalë “fake”. Sakaq, reperi nuk ka ngurruar edhe një herë të përmend se kush është, çfarë ka kaluar për të mbërritur këtu dhe se ka mbi një dekadë në industri.

Un jam milioner shoki pranaj sja u kam kthy dissat dita ime kur ja nis ka shifra vetem shifra mos me folni per rekorde jena ne 2020 mos harroni 08 09 010 mos harroni pak me ndryshe kur ja nisa pak me ndryshe Noizy Teper i vecant 12 vjet hala su ndryshke Mos me folni ne klikime ne youtube allahile Kur un kam pas klikime kta ne kry skan pas as kime vec 1 gjo Po mvjen mir se hala jam ma I vshtiri i ke pa krejt kta te rit Noizy hala ma i miri Pasha zotin ne garazhd un kom 2 milion euro nuk kam ardh per me shit bole bolet e mia jan katrore masi shum

Një përgjigje duket se reperi e ka rezervuar edhe për Meriton Mjekiqin. Kujtojmë se ky i fundit u shpreh pak javë më parë se e konsideron Noizyn si “artistin më të keq”. Ata janë përplasur edhe virtualisht teksa reperi është shprehur se Meritoni e ka ftuar disa herë në emision. Në këngë ai thotë se e përmendin kudo në emisione dhe e përdorin emrin e tij për publicitet. Mbase edhe Për Taynan e ka një “thumb” të vogël ku përmend “Qe Qe”, siç u komentua se pak më parë i hodhi një “kunjë” në lidhje me Hit-in “Johnny” të Taynas që ai e ka përmendur këtë “emër” më parë, por Tayna tha në Shiko Kush LUAN se ishte koeçidencë.

Dhe dicka per emisione ju falenderoj ne cdo episod Noizyt tu ja marr ne goj , kjo tregon shum sene Dhe pse sdoni me pranu (qe qe) 12 vjet i pari ska p*dh nane mu me m’rrzu Krejt e din realitetin dhe realiteti vret ska rendesi ca folin kta per mu folin krejt ,shoki mu mnjeh krejt bota dhe krejt mjapin respekt Po mos te isha un a thu rrepi Ku kish met Krejt ata qe vin te ti ju vyn publiciteti une skom koh per ju se kom takim te Mercedezi Sa plot u mush thesi limite ska buxheti Noizy kok shteti ose ndryshe mbreti, jom specie ne zhdukje hala jasht seriie prej albumit pak me ndryshe jo kurrku nuk meta ne hije nuk ka ma Realy Zini Dog o xila kta jan cicerima e un jam rrit me tigra double g Durrsi Dibra jeten teme kam me shkrujt edhe ne libra

Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga publikimi i këngës, duket se ajo po bën namin dhe numëron tani mbi 1.2 milionë klikime. Kënga ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Ajo renditet e para on trending në Itali, e 9 në Gjermani dhe 5 në Austri.

Sigurisht ky sukses e ka entuzizmuar shumë reperin që e ka ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale faktin se kënga po bën namin.

StorySaver.Org-noizy_137545777_1148872762295131_5545656190114065645_n.jpg

 

StorySaver.Org-noizy_137587429_877245099695531_5210427871608586378_n.jpg

StorySaver.Org-noizy_139052750_194992332362709_4247287371306837684_n.jpg

Burimi: iconstyle