Arrestohet me kokainë këngëtari shqiptar në Itali 0 21

Një këngëtar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi në studion e regjistrimit iu gjet kokainë dhe hashash. Emri artistik i 24-vjeçarit shqiptar që u prangos në Arezzo është “Klinton”.

Nga kontrolli në studio atij iu gjetën 22 gr kokainë dhe 17 gr hashash. Por shqiptari nuk qëndroi shumë në qeli, pasi gjykata e nxori në arrest shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja 0 5

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.

Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.

Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore.

“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.