Arrestohen dy të rinjtë që lëviznin me ‘Benz’ në Kukës, kishin me vete një kallashnikov dhe municion luftarak, iu sekuestrohet dhe droga që sapo kishin blerë. 0 20

Dy të rinj janë arrestuar në Kukës pasi në mjetin tip Mercedes Benz me të cilin ata lëviznin janë gjetur dhe sekuestruar 1 kallashnikov, 3 karikatorë, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis.

Si rezultat i operacionit të koduar “Eagle” u arrestuan në flagrancë shtetasit A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. E dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, gjetën një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis.Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. E. ia ka blerë lëndën narkotike shtetasit M. M.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”, presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Marko Bellos 0 3

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!null

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO! //B.W

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 3

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W