Arratisja e 30-vjeçarit nga komisariati, pezullohen 3 policë, vijon hetimi disiplinor 0 34

Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar tre punonjës policie pas arratisjes nga komisariati Nr. 1 të 30-vjeçarit Riljon Lalaj, pak minuta para se policia ta shoqëronte drejt Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se për rastin në fjalë vijon hetimi disiplinor.

Njëkohësisht vijon edhe hetimi nga SHÇBA për të parë nëse kemi të bëjmë me përgjegjësi penale.

Një ditë më parë, pas arratisjes Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende.

Riljon Lalaj ishte arrestuar tre ditë më parë në zonën e “Ali Demit” për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte hedhur armën, kur po e ndiqte policia.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos thuaj titull! Triumfi në dorën e Inter, por Conte e ndalon të flitet për trofeun 0 3

Me shkëputjen prej 11 pikësh kur mbeten edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit vetëm një “çmenduri” mund t’i hiqte nga duart Interit titullin kampion. Por Antonio Conte nuk është nga ata që pushtohet nga euforia. Tekniku ka ndaluar jo vetëm festën e parakohshme, por edhe përmendjen e fjalës titull në skuadrën e tij derisa matematika ta vulosë atë. Konfirmimi vjen nga Alessandro Bastoni, mbrojtësi dhe një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon për zikaltërit.

Është ndalur të flasim për titullin. Conte na e përsërit gjithmonë se duhet të jemi të përqëndruar. Kemi bërë një ecuri të shkëlqyer. Këtë e tregojnë 11 fioret radhazi, por do të luftojmë derisa të kemi sigurinë matematikore”, ka thënë futbollisti në një intervistë dhënë në televizionin zyrtar të Interit. Kryesuesit e Serie A do të luajnë të dielën në mbrëmje një ndeshje të vështirë, pasi do të zbresin në fushën e Napolit, që është në garë për një vend në Champions League.

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.