Arjoni shpjegoi fotot që “çmendën” rrjetin dhe tha që ka qenë i lidhur me Anën, reagon Shqipja, ja ç’bëri! 0 69

Ish konkurentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka reaguar sërish lidhur me fotot që Arjoni publikoi disa ditë më parë ku shihej në shtrat me Anën.

Pas videos së Arjonit ku shpjegonte gjithë çfarë ka ndodhur mes tij dhe Anës, Shqipja ka mbajtur anën e Arjonit duke thënë se ajo i beson atij, pasi ai ka folur me fakte.

Shqipja në një status të saj të publikuar në instagram thotë gjithashtu se ajo e dinte se çfarë marrëdhënie ka pasur Arjoni me Anën në prapaskenë dhe i ofron atij mbështetje, pasi e vërteta do të dali një ditë.

“Arjon Luli unë të njoh shumë mirë dhe unë të besoj ty në këtë histori, sepse edhe data e fotos ka qenë para se të ikja unë nga emisioni dhe unë e di çfarë marrëdhënie ke pasur në Backstage me të. Mos e vrit mendjen dhe mos u mërzit për mendimet e njerëzve, mjafton që ti të jesh rehat me veten tënde sepse e vërteta do dali. Siç e ke treguar deri tani me fakte, jo llafe dhe unë prandaj të besova ty, se i ka urryer gjithmonë gënjeshtarët dhe ata që shtiren e viktimizohen”, shkruan Shqipja në statusin e saj.

arjoni-shqipja-1.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Ç’po ndodh?! Juli e pyet nëse do rikthehej prapë në Përputhen, Tea i jep këtë përgjigje! 0 3

Tea Trifoni është një prej ish kandidateve të “Përputhen” që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo është përfolur së fundmi për shkak të ndarjes nga Bearti, një ndarje që është shoqëruar me debate dhe akuza të ndryshme.

Vetë Tea sqaroi se motiv ishte xhelozia e Beartit i cili sipas saj e ndiqte kudo. Ndërkohë së fundmi Tea ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët janë interesuar për jetën e saj personale dhe ndër të tjera ka rënë në sy një pyetje që i ka drejtuar Juli.

Ky  fundit e ka pyetur Tean nëse do të futej sërish në “Për’puthen” dhe kjo nuk është hera e parë që Juli interesohet për këtë gjë.

“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, i është kthyer ajo dhe sicc duket nuk e paska në plan momentalisht.

173042443_507854890221475_272001068770455543_n.jpg