Arjola Demiri zbulon kërkesën që u ka bërë 3 fëmijëve: Mos më thërrisni mami por teze, ja arsyeja 0 55

Aktorja e humorit Arjola Demiri është një ndër personazhet më të komentuar në showbiz, përsa i përket jetës së saj private si dhe së fundmi zgjedhjes së saj për tu marrë me politikën.
Ndonëse aktorja është nëna e tre fëmijëve, ajo bie gjithmonë në sy për format e saj perfekte. E ftuar në emisionin “Why not”, Arjola ka treguar disa skena mjaft komike me fëmijët e saj.

foto galeri
foto galeri

Një ndër to është dhe momenti në plazh kur ajo me të qeshur u ka bërë një “kërkesë” vajzave të saj mos e thërrasin mami, pasi njerëzit aty e shikonin me habi dhe nuk besonin që ajo ishte mami i tyre.

“Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërrisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto më thoshin “Moj mami i këtyre je ti?”.Edhe unë i përgjigjesha “po mami i tyre jam”. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqarë për gjithë jetën, “ju lutem më thërrisni teze”- tregon Arjola. //B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo për dashurinë? Ana nxjerr veten zbuluar: “U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!” 0 9

Nëse do na duhej të thonim një emër nga “Për’puthen” që u lakua në fillim për lojëra jashtë programit, është padyshim Ana Lleshi. Ish-konkurrentja ishte kryefjala e mediave rozë për ditë me radhë pas fotos me Arjonin.

E ndërkohë që tani është konfirmuar lidhja e saj me Arsim Abdulin, një tjetër ish-konkurrent të emisionit të dashurisë, Ana duket se ka gjetur pak qetësi nga “telenovelat”.

Megjithatë, e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell në Top Channel, ku tema e diskutimit ishte “A ka datë skandence fama?”, bukuroshja brune na ka lënë të gjithë pa fjalë.

Ajo zbuloi se qëllimi i vërtetë i pjesëmarrjes në “Për’puthen” nuk ka qenë vetëm dashuria por diçka tjetër, të cilën do e tregojë koha.

“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka,” shprehet Ana përballë Bledi Manes.

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.