Arbana Osmani në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Kam qenë me fat… 0 32

Arbana Osmani zbuloi mbrëmjen e djeshme se një ndër personat e saj më të shtrenjtë, gjyshi kishte ndërruat jetë.

Në një postim në rrjete sociale, moderatorja shkroi:

“Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju”, shoqëruar me një foto të çiftit të të moshuarve.

640-0-602c258aecceb.jpg

 

Arbana ka publikuar një surprizë të këndshme që ka marrë një vit më parë nga partneri i saj, Eduart Grishaj dhe stafi i “Dua të të bëj të lumtur” për gjyshërit e saj, ndërsa ka shkruar dhe disa fjalë prekëse për të ndjerin që ka ndërruar jetë.

Arbana shkruan se gjyshi i saj u largua nga kjo jetë një vit pas nënës, duke lënë pas shembullin e një dashuri si në përralla.

‘’Kam qenë me fat që i kam patur kaq gjatë në jetën time, por gjithsesi humbja e tyre më ka thyer zemrën. Sot iku gjyshi, fiks një vit pas nanës, duke na lënë pas kujtimet, historikun, debulesën për patatet e skuqura dhe shembullin e një dashurie si në përralla. Dhe këtë surprizë të bukur, të paharrueshme, më të veçantën ndonjëherë për të cilën do të të jem mirënjohëse ty @eduartgrishaj dhe stafit tim te Duas.”, ka shkruar ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mendoja ‘ku është gabimi im”, Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë 0 13

Aktorja e njohur Ema Andrea ka dhënë një intervistë për ‘DW’ ku ndër të tjera ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale dhe se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim.

Aktorja shton se: “Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja.”

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë.

Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”.- tregon Ema në një intervistë për DW.

Nuk e paskemi kuptuar! S’do ta besoni sa muajsh shtatzënë ishte Arbenita në këtë foto 0 7

Çifti shumë i komentuar, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm para pak ditësh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur të fshehtë pritjen e ëmbël.

Mirëpo, së fundmi, Arbenita ka publikuar në Instagram një foto kur ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Modelja ka pozuar me një fustan të zi dhe barku i saj duket i sheshtë, por në fakt është 3-muajshe. Në këtë formë shumë nëna të reja do ta kishin zili.

arbenita.jpg