Antonela vë re diçka që nuk shkon në veshjen e Blerimit: Ku ishe para se të më takoje mua? 0 29

Takimi i Antonelës dhe Blerimit nisi menjëherë me skena xhelozie.

Ishte Antonela që vuri re shenja grimi në xhupin e Blerimit dhe nisi me pyetje se kë ka takuar më parë, ndërsa Antonela e thumboi se është ngushëlluar me dikë tjetër.

Antonela: Çfarë është kjo? Make Up?

Blerimi: Ndoshta se më takove ti.

Antonela: Ku ishe përpara?

Blerimi: S’ka lidhje. Ka një javë që të kam pritur dhe mu bë qejfi që u takuam.

Antonela: Qenke ngushëlluar tjetër kund.

Blerimi: Qenke pak xheloze. Më pëlqen. Edhe unë kam fillu me xhelozu pak për ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.