Antidepresantë për të luftuar COVID-19? Zbulohen rezultatet e para të studimit të ri 0 8

Mjekët po zhvillojnë një provë klinike për të parë nëse një antidepresant mund të ndihmojë të sëmurët me COVID-19

Studiuesit në Universitetin e Washingtonit të St. Louis janë duke rekrutuar 1,100 njerëz në fazat fillestare të COVID-19 për të provuar ilaçin fluvoxamine, i njohur gjithashtu si Luvox.

Ndërsa një anti-depresiv mund të duket si një kandidat i vështirë për të luftuar COVID-19, një studim i vogël në nëntor tregoi se mund të ketë sukses me “anti-depresantët modernë”.

Studiuesit po e kryejnë studimin në mënyrë jo dhe aq të zakontë, raporton CNN.

Ata po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve dhe po monitorojnë shëndetin e tyre. Pacientët raportojnë te studiuesit. Ata regjistrojnë matjet e tyre (temperaturën, oksigjenin etj) në faqen e internetit të studimit dhe stafi kërkimor i thërret pacientët çdo ditë gjatë pjesës së hershme të provës.null

Pajisjet për matjet e bëra i kanë siguruar studiuesit për çdo pacient.

Kjo mënyrë e re për të bërë prova klinike tashmë është provuar të jetë efikase.

Dr. Eric Lenze, shkencëtari kryesor i studimit, thotë se deri tani gjithçka ka shkuar mirë dhe se i vetmi efekt ka qenë “një lemzë e vogël”.

Studiuesit thonë se mund të kenë rezultate përfundimtare deri në fund të shkurtit.

Në studimin e botuar në nëntor në Journal of the American Medical Association, midis 80 pacientëve që morën fluvoxamine, asnjë nuk zhvilloi nivele të ulëta të oksigjenit. Nga 72 pacientë që morën një placebo, një pilulë që nuk bën asgjë, gjashtë zhvilluan nivele të ulëta të oksigjenit.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta pret Nuncin Apostolik Luigi Bonazzi: Të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit evropian! 0 6

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Mesazhi i Metës:

I lumtur të prisja sot Nuncin Apostolik Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale dhe t’i uroja suksese në misionin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Vlerësova rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për njerëzit në nevojë, për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe për rindërtimin e objekteve të besimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Duke shprehur falenderimet për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku tregon për popullin shqiptar i kërkova Imzot Luigi Bonazzit t’i përcjellë Atit të Shenjtë përshëndetjet e ngrohta dhe sigurinë se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shenjtorja Nënë Tereza qëndrojnë në themel të vokacionit të qartë europian të popullit dhe të vendosmërisë sonë të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit europian. 🇦🇱🤝🇻🇦

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Upsss! Konkurrenti i ”Për’puthen” plas ”bombën”: E kam shoqëruar me makinë, Ana më ka kërkuar të… 0 10

Në puntatën e sotme në Përputhen ka pasur mjaft tensione. Arbri ka akuzuar Anën se ajo i ka kërkuar që të dalin çift, ndërsa ajo e mohon. Arbri madje u shpreh se këtë gjë ajo ja ka kërkuar kur kanë qenë të ftuar në emisionin e Luanës. Këtë të fundit ai e akuzon edhe për dyfytyrësi

Debati:

Ana -Mevlanit: Hedh kunja gjithmonë,, më lër ore të flas. Ja kjo është që ti ke moshën Mevlan dhe s’di të sillesh

Arbri: Ti mendon që pjekuria lidhet e moshën

Mevlani: E kam me kilometrat kjo

Ana: pse grricesh kot.

Arbri: Mos prit nga mua të kesh reagimi nga unë, je arrogante vlerësim të tepruar për veten. Skam asnjë lloj interesi ndaj teje nëse sillesh këtu. Më ke thënë pse s’tregohesh xheloz, dhe prandaj se bej se s’jam interesuar . Je arrogante, je një nga ato vajzat që ke akuzuar Andin për dyfytërsi por je vete.

Ana: bravo të qoftë

Arbri: Ti kur ishim te Shiko Kush Luan më ke kërkuar që të dalim çift nga ty. Mohoje po deshe

Ana : Je i sigurt që ti kam thënë unë këto, të të vijë turp që thua këto, vetëm sepse unë s’të zgjodha

Arbri: Te Luana kur kemi në vallëzim ca më ke thënë, mohoje po deshe.

Ana: Se pranoj një gjë që se kam thënë.

Arbri: Ke kërkuar të më përdorësh. Unë e kam shoqëruar dhe në shtëpi me makinë dh emë ka thënë dua të dal çift me ty

Ana: Kjo është paturpsi Bora. Kur meshkujt nuk marrin atë që duan. Arbrit i kam thënë që kemi kimi bashkë, por kur e lashë pa takime e pashë që s’kisha reagim nga ai.

Arbri; Nuk je në listën time, s’je ti ajo që unë meritoj