Anketimi i Bankës së Shqipërisë/ 84% e bizneseve të prekura nga kriza, ja kur rikthehen në normalitet 0 61

Banka e Shqipërisë, ka bërë një anketim në lidhje  me efektet e Covid-19 në aktivitetin e biznesit, si pjesë e vrojtimeve të besimit në ekonomi, përgjatë muajit prill-shtator.

Sipas vrojtimit me fokus grupet, rezulton se 84% e bizneseve shqiptare kanë deklaruar se janë prekur nga kriza e pandemisë.

Bazuar në anketimet e Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit prill, rreth 90% e bizneseve që kthyen përgjigje ishin shprehur se aktiviteti i tyre u ndikua nga epidemia, ndërsa në muajin shtator, ky raport është ulur në 84%, i ndikuar kryesisht nga sektori i industrisë dhe ndërtimit.

Ndërkohë për sa i përket bizneseve në sektorin e shërbimeve, ata janë shprehur se ndikimin më të madh e kanë pasur në muajin shtator.

Lidhur me pyetjen se si janë ndikuar, bizneset vlerësojnë si më të rëndësishmen uljen e kërkesës nga klientët vendas. Rëndësia e këtij faktori është rritur në krahasim me fillimin e pandemisë dhe ka arritur në rreth 42% të përgjigjeve të bizneseve në shtator, në krahasim me 34% në prill.

Po ashtu një ndër problematikat e nxjerra në pah nga anketimi, ka qenë edhe mbyllja e detyruar e aktivitetit, e cila ndikonte në masën 23% në prill është ulur në nivelin 13% në shtator.

Ulja e kërkesës nga klientët vendas identifikohet si faktori me ndikim më të madh edhe në kategorizimin e bizneseve sipas madhësisë, me një peshë veçanërisht më të madhe për mikrondërmarrjet.

Bizneset kanë zgjedhur si alternativat kryesore për të përballuar situatën shtyrjen në kohë të pagesave, në 30% të rasteve dhe uljen e përkohshme të numrit të të punësuarve, në 27% të rasteve, në masë të ngjashme në të dy vrojtimet.

Në muajin shtator vihet re një shtim i peshës së alternativës “Rritje e borxhit nga të tjerët” për mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla. Ndërsa, alternativa e “Rritjes së huamarrjes nga bankat” rezulton me një peshë më të lartë në muajin shtator për ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha.

Në përgjithësi, bizneset presin që të kthehen në një situatë normale (e kuptuar si situata përpara Covid-19) afërsisht pas 10 muajsh.

Në krahasim me muajin prill, kur kriza pritej të ishte më e përkohshme, kjo periudhë tashmë është dyfishuar. Rimëkëmbja ekonomike, bazuar në anketime, për bizneset e vogla kërkon më shumë kohë, pasi ky sektor është prekur më shumë./Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 3

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…