Anita Mucaj tregon si e përkëdhel Ramushi: ‘Me gjuan nga të pasmet’ 0 45

Anita Muçaj Haradinaj ishte ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e djeshme në Shiko Kush LUAN.

Anita sonte u vendos në një sfidë përballë gazetares së mirënjohur Rudina Xhunga e cila ishte gjithashtu e ftuar mbrëmjen e sotme.

Sfida ishte “Ndaje ose digju” dhe nëse Muçaj dhe Xhunga refuzonin të përgjigjeshin ato do të hanin ushqim vërtet shumë pikant.

Pyetja ishte: “Anita na thuaj tre mënyrat se si të përkëdhel bashkëshorti Ramush Haradinaj. Ndaji me ne sonte këto detaje në “Shiko Kush LUAN” ose digju…”

Sportive si gjithmonë ajo na zbuloi se cilat ishin këto 3 mënyra.

“E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: “Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë” … (duke iu referuar të pasmeve), ndërsa e treta më thotë “Zemër, shpirt, këto të zakonshmet . ” përfundoi duke qeshur Anita Muçaj Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 8

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 9

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al