Anglia e Shqipëria kryesojnë Grupin I, spektakël në Budapest për një pikë mes Hungarisë e Polonisë 0 13

Anglia i ka nisur kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” me hapin e duhur. Nuk është në fakt se ka patur përballë një kundërshtar të fortë, por kundër San Marinos ka bërë mirë çdo gjë duke i dhënë kohë vetes që të jetë gati për ndeshjet e ardhshme, atë kundër bashkëkryesuesve të Shqipërisë, të dielën në stadiumin “Arena Kombëtare“ në orën 18:00. Prous në të 14‘ i ka dhënë avantazhin skuadrës së Sauthgejt. Pas shtatë minutash shënon Kalvert-Ljuin dhe pjesa e parë mbyllet me golin e Stërling në të 31’. Sërish Kalvert-Ljuin në pjesën e dytë dhe ai që mbyll gjithçka është Uotkins.

Tjetër histori në “Pushkash Stadium”, atje ku Polonia ka barazuar me vështirësi 3-3. Hungarezët kanë kaluar shpejt në avantazh me anë të Solloit. Më pas në të 53’ ka shënuar Zalai. Dhe atëherë kur dukej një fitore e sigurtë, polakët e Paulo Souzës kanë shënuar dy herë brenda një minute. Piontek dhe Jozviak. Orban i jep dhe një herë ndjesinë e fitores Hungarisë, por Levandovski prêt çdo shpresë dhe në përfundim 3-3, ndërsa hungarezët e kanë përfunduar me dhjetë futbollistë ndeshjen pas daljes me karton të kuq të Fiolës.

Anglia mban vendin e parë të grupit I, me diferencë golash e pas Luanëve të Southgate është Shqipëria po me tre pikë. Hungaria e Polonia ndajnë vendin e tretë dhe të katërt në grup, ndërsa mbyllin renditjen Andorra e San Marino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Të gjitha si finale”, Tirana kërkon vazhdimësinë 0 6

Pas një sezoni të vështirë dhe plot probleme në fushë dha jashtë saj, Tirana ka gjetur qetësinë, besimin dhe mbi të gjitha është kthyer në lojë për objektiva të rëndësishme. Dy fitoret radhazi kanë afruar bardheblutë me rivalët, duke bërë që diferenca me kryesuesit e Teutës të jetë pesë pikë dhe ajo me zonën europiane vetëm tre të tilla. Por trajneri Orges Shehi e di mirë se ky diskutim, por edhe pzita që ka për momentin skuadra e tij nuk do të kishte vlerë nëse mundon vazhdimësia.

Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetmë për ndeshjen e nesërme. Kemi rikuperuar pikë. Jemi në një pozitë, ku do të luftojmë. Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi ende në vendin e 5-të dhe do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Kemi të gjitha finale për të luajtur. Ne fund do të bëhen llogaritë”, ka thënë Shehi.

Ndizet “El Clasico”, Real Madrid-Barcelona, një sfidë me “shijen” e titullit kampion në La Liga 0 4

Kush humbet është jashtë. Prej vitesh “El Clasico” nuk kishte një rëndësi të tillë. Për këtë arsye, sfida mes rivalëve të përjetshëm të Real Madrid dhe Barcelonës po pritet me shumë ankth në La Liga. Pas një sezoni të nisur keq, gjigandët e futbollit spanjoll janë kthyer bindshëm në garën për titull, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën me Atletico Madrid.

Barcelona renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se kryesuesit, ndërsa Reali djek në renditje me dy pikë larg katalunjasve. Kështu, nëse Messi dhe shokët e tij mund të kënaqeshin edhe me një barazim në transfertë, çdo rezultat tjetër përveç fitores do t’ia vështirësonte misionin të besuarve të Zinedine Zidan.

Trajneri madrilen duhet të improvizojë sërish në mbrojtje, ku duhet të bëjë pa dy kolona të rëndësishme si Sergio Ramos dhe Varane. Po ashtu në dyshim të fortë mbetet Carvajal, ndërsa nuk do të luajë Hazard i dëmtuar. Nga ana tjetër, Koeman vazhdon të mos ketë në dispozicion Pique. Por këto janë vetëm detaje dhe nuk ndryshojnë prestigjin e “El Clasico” që në në këtë sezon ka edhe peshën e titullit kampion.