Anët e errëta të shenjave të horoskopit, të vërtetat që askush nuk guxon t’i tregojë 0 19

Jo të gjithë i tregojnë haptazi anët e errëta të personalitetit, por sot për t’i zbuluar do t’ju vijnë në ndihmë shenjat e horoskopit.

1-Dashi

Dashi ndonjëherë është i prirur të jetë shumë impulsiv dhe mund të jetë mjaft i padurueshëm kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve. Nëse dikush tjetër i prezanton idetë e veta një Dashi, ata kanë tendencën të tregojnë pak interes pasi në të vërtetë atyre ju interesojnë vetëm idetë e tyre. Së fundmi, Dashi ndonjëherë mund të shihet si i papjekur dhe fëminor.

2-Demi

Demi mund të jetë shumë materialiste, dhe kjo bën që të tregohet jashtë mase i cekët dhe sipërfaqësor hera herës. Një dem tërhiqet nga dikush i veshur me firma, apo nga një njeri që ka një vilë të bukur, apo nga dikush që bën një jetë luksoze. Demi është një shenjë jashtë mase puntore, por shpesh herë e pabalancuar, ai e sheh lekun si prioriteti kryesor në jetë, dhe kjo i jep atij karakteristika egoiste.

3-Binjakët

Binjakët janë një shenjë super inteligjente, por ndonjëherë ato mund të jenë pak më dinake seç duhet. Ata dinë saktësisht se si të manipulojnë njerëzit dhe situatat në avantazhin e tyre dhe mund të jenë jashtëzakonisht të mirë në artin e mashtrimit. Nëse një Binjak nuk është i balancuar, dhe ju i bëni keq atyre, atëherë ata janë aq dinakë dhe manipulues saqë do të sillen mire me ju por njëkohësisht do do t’ju bëjnë të çmendur me lojërat e tyre të mendjes.

4-Gaforrja

Shenja e Gaforres njihet për paqëndrueshmërin dhe luhatjet ekstreme të humorit. Gaforrja gjithashtu mbahet dhe si një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit. Kjo i bën ata të ofendohen lehtë nga njerëzit e tjerë. Gaforrja ka tendencën ti mbi mendojë gjërat, dhe të mërzitet shumë si pasojë e kësaj. Një gaforre e mërzitur, mund të jetë shumë nevrike dhe mund të thotë gjëra tmerrësisht ofenduese. Kjo shenjë arrin një nivel të ri inati, nëse ju e lëndoni atë, atëherë mund të prisni gjithçka prej tyre.

5-Luani

Personalitetet e luanit shpesh kanë shumë plane dhe vizione madhështore në kokën e tyre për gjërat që ata dëshirojnë të realizojnë dhe ato mund të bëjnë çdo gjë për t’i kthyer ato ëndrra në realitet.

Ata nuk i pranojnë aq mirë kritikat e bëra dhe pse ato mund të jenë konstruktive, dhe nuk janë aq të mirë në heqjen dorë nga roli udhëheqës kur duan të jenë përgjegjës.

Luani nuk mund të jetojë dot pa qënë në qëndër të vëmendjes gjithë kohën, dhe kjo shpesh herë është shumë e bezdisshme dhe mbytëse për njerëzit që i rrethojnë.

6-Virgjëresha 

Virgjëresha mund të jetë shumë më gjykuese se cilido prej shenjave të tjera dhe ato mund t’ju gjykojnë fshehurazi. Ata janë gjithashtu perfeksionistë, dhe së bashku me gjykimin e të tjerëve, ky kombinim mund të jetë mjaft i ashpër.

Ata gjithashtu mund të jenë pesimistë dhe kur mërziten ,situata mund të jetë mjaft dramatike dhe ato mund të kryejnë veprime ekstreme.

Peshorja

Peshorja është një manipuluese shumë e mirë, dhe është shumë e aftë në krijimin e gënjeshtrave.Sharmante dhe e zgjuar, kjo shenjë nuk është aq pozitive sa ju mendoni.

Mania e saj për tu dukur gjithmonë mirë në sytë e të tjerëve, ndonjëherë ekspozon detaje për karakterin e tyre.Ata kryesisht përpiqen të përdorin fuqitë e tyre për mirë, por kur dikush i kapërcen, ata mund ta kenë shumë të vështirë t’i rezistojnë tundimit për t’i goditur kur e presin më pak!

8-Akrepi

Akrepi mund të shihet gjithashtu manipulues dhe mjaft i zjarrtë, kështu që nëse keni një grindje me ta, kini kujdes! Ata kurrë nuk harrojnë kur dikush u ka bërë padrejtësi atyre dhe ka edhe më pak të ngjarë t’ju falë. Ata mund të reagojnë shumë kur lëndohen, dhe shpesh kanë një temperament shumë të keq. Pasi të ndjehen të ulur, mund të jetë shumë e vështirë për të dalë nga temperamenti i tyre.

9-Shigjetari

Personaliteti i Shigjetarit pëlqen të thotë vetëm gjithçka që është në mendjen e tyre, pavarësisht sa e hapur apo e drejtpërdrejtë mund të jetë. Dhe ndërsa disa mund ta shohin këtë ndershmëri si diçka pozitive ,për të tjerët është shumë e tepërt dhe ato mund ta  perceptojnë si pandjeshmëri të Shigjetarit.

Ata gjithashtu nuk janë shenja më e durueshme në zodiak dhe ata mund të acarohen lehtësisht kur hasin vonesa ose ngadalësohen nga të tjerët.

10-Bricjapi 

Bricjapit i pëlqen ta mendojë veten si një realist skeptik, por për disa qëndrimi i tyre mund të haset si pesimist i çiltër.

Bricjapi ka një mendje analitike, dhe shpesh mund te tregohet arrogantë më njerëz mendimet e të cilëve nuk bëjnë sens për bricjapin. Ai priret ti shohë gjërat bardhë e zi, dhe nuk përfshihet lehte në emocione.

11-Ujori 

Ata mund të jenë tepër të fshehtë, emocionalisht të largët dhe të vështirë për t’u afruar.

Ujorët e shohin veten e tyre si shumë të zgjuar, dhe kjo bën që ata të gjykojnë shumë shpejt njerëzit e tjerë.  Ata nuk janë dëgjues shumë të mirë, sepse realisht nuk i intereson shumë se çfarë mund të jeni duke i thënë, nëse nuk ju konsideron si njeri tepër inteligjent.

12-Peshqit

Peshqit ndonjëherë shpërqëndrohen, dhe e kanë të vështirë ti japin një drejtim jetës së tyre.Ata kanë prirjen për të ngecur në ciklin e mendimeve negative, dhe tu vijë keq për veten e tyre.

Kjo bën që ata të vetë futen në një fazë depresive, peshqit i bëjnë sabotazh mendjes së tyre, dhe viktimizohen, kjo bën që njerëzit të keqkuptohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Hurmat e arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme 0 24

Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term që përfshin me dhjetëra varietete frutash që janë të shëndetshme. Në Shqipëri, dyqane të ndryshme kanë lloje të ndryshme të hurmave të arabisë. Në këtë artikull, AgroWeb.org ka renditur 9 hurmat më të mira të Arabisë.

Hurmat Ajwa
Këto njihen si ‘Mbretëresha e Hurmave’ sepse besohet të kenë qenë të preferuarat e Profetit Muhamed të fesë Islame.

Ato janë të buta dhe më të thata.

Këto hurma njihen për aftësinë që kanë në forcimin e imunitetit.

Hurmat Medjool
Ky frut rritet në vende me klimë të nxehtë e të thatë siç është Lindja e Mesme, Afrika dhe Kalifornia.

Ato nuk përmbajnë sheqer dhe janë ideale për pacientët diabetikë.

Këto hurma janë të pasura me vitamin, minerale dhe energji.

Hurmat Kalmi
Këto fruta e kanë origjinën nga Omani.

Janë fruta të zeza, të vogla me formë cilindrike.

Ato janë të pasura me kalium dhe parandalojnë diarenë.

Hurmat Mabroom
Këto hurma njihen si fruta të cilësisë së parë.

Janë natyralisht të pasur me minerale dhe antioksidantë.

Janë të ëmbla dhe përtypen me lehtësi.

Hurmat Ambera
Këto hurma mbajnë vulën e cilësisë më absolute të frutave të thata.
Ato vijnë nga Medina, në Arabinë Saudite.
Janë të mëdhaja në përmasa dhe kanë aftësi të përmirësojnë shërimin natyral të organizmit.

Hurmat Khudri
Kanë formë cilindrike dhe gjenden në përmasa mesatare ose të mëdha.

Kanë ngjyrë kafe me nuance të kuqe dhe të japin energji të menjëhershme që në kafshatën e parë.

Hurmat Zahidi
Janë hurmat më të shijshme të Iranit.

Kanë një ngjyrë të çelët të verdhë dhe formë rrumbullake.

Këto hurma përmbajnë sasi të larta të vitaminave A, B, C dhe minerale që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Hurmat Safawi
Vijnë nga Arabia Saudite dhe janë të ëmbla e të mëdha.

Këto hurma përdoren kryesisht për të trajtuar aneminë dhe intoksikimin.

Hurmat Sukarri
Edhe ky varietet vjen nga Arabia Saudite.

Janë tejet të ëmbla dhe të qullëta.

Ato të japing një dozë të menjëhershme energjie

NASA zgjedh SpaceX për misionin e ardhshëm në Hënë 0 24

NASA ka zgjedhur SpaceX për të dërguar astronautët e ardhshëm amerikanë në Hënë, për herë të parë që prej vitit 1972, njoftoi agjencia hapësinore duke i dhënë një fitore të madhe kompanisë së Elon Musk.

Kontrata prej 2,9 miliardë dollarësh përfshin anijen hapësinore Starship, që është testuar në një qendër të SpaceX në Teksas.

“Sot, jam shumë entuziast dhe ne jemi shumë entuziastë të njoftojmë se ne i kemi dhënë SpaceX zhvillimin e sistemit tonë të uljes në Hënë”, deklaroi Lisa Watson-Morgan, përgjegjëse për këtë program në NASA.

SpaceX nxori kompaninë Dynetics dhe Jeff Bezos Blue Origin dhe u bë furnizuesi i vetëm i sistemit, një shkëputje nga e kaluara pasi NASA shpesh zgjidhte kompani të shumta nëse një dështonte.

Sipas analistëve të industrisë, ky vendim konsolidon kompaninë e Elon Musk, krijuar në 2002 me synimin për të pushtuar Marsin, në vend të partnerit të privilegjuar të NASA-s në sektorin privat.

SpaceX kaloi Dynetics dhe kompaninë Blue Origin, të Jeff Bezos dhe u bë i vetmi furnizues i sitemit, një shkëputje nga e kaluara pasi NASA zgjidhte shpesh disa kompani në rast dështimi të një prej tyre.

Sipas analistëve të industrisë, ky vendim konsolidon kompaninë e Elon Musk, krijuar në 2002 me synimin për të pushtuar Marsin, në vend të partnerit të privilegjuar të NASA-s në sektorin privat.