Ana flet për largimin nga ‘Për’puthen’ dhe ka dy fjalë për Fationin: ‘Gjithmonë do ta …’ 0 75

Ana dhe Fationi kanë qenë dy karaktere mjaft të diskutuar në “Përputhen”.

Ata u duk sikur kishin njëfarë afrimiteti me njëri tjetrin dhe në momentin që dukej se do të përputheshin, diçka ndodhi dhe u larguan nga njëri tjetri.

Më pas ka pasur deklarata dhe kundër deklarata të ndryshme mes tyre, megjithatë pas publikimit të fotove nga ana e Arjonit, Fationi përgjithësisht i ka dalë në mbrojtje Anës.

Ana ndërkaq gjatë intervistës në “After Party”-n e Luana Vjollcës, kur u vendos të zgjedhë midis Fationit dhe Atdheut, ajo zgjodhi këtë të fundit, ndërsa pyetjes se çfarë është Fationi për të, ajo tha se ai është një person që gjithmonë do ta respektojë.

Ndërsa për Melisën ajo tha se është një vajzë që përpiqet shumë për veten e vet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ana Kauri thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen” 0 5

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puthen”, e cila trazoi menjëherë ujërat në emision dhe “përçau” çiftin Sindi-Murat.

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar pamje të Sindit në prapaskenë, ku është dukur tepër e prekur nga situata dhe ka shpërthyer në lot, duke iu drejtuar Muratit me fjalët “Më ke lënduar shumë”.

Ditën e djeshme u transmetua takimi i dytë i Olës dhe Muratit, ndërsa Mevlani e komentoi afrimitetin e Olës si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.