Almeda i bën deklaratën më të bukur të dashurisë, Tolga i kthehet në SHQIP 0 30

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Saysman janë një prej çifteve më simpatike në Turqi, por edhe në Shqipëri. Ata të do bëhen prindër për herë të dytë, një lajm që e ka dhënë vetë Almeda disa javë më parë në instagramin e saj.

Këtë herë ajo ka postuar një foto të dy luanëve në isntagram ndërsa i bën tag të shoqit. Krahas fotos ajo shkruan: “Ne”, shoqëruar me një zemër, ndërsa aktori vendos t’ja kthejë përgjigjen në shqip duke e konfirmuar me një “Po”, shoqëruar me një zemër.

Almeda dhe Tolga lidhën kurorë disa vite më parë ne një ceremoni madhështore në Miami.

Më pas erdhi në jetë vogëlushi Efehan dhe tashmë do të bëhen sërish prindër, por ende nuk e kanë zbuluar gjininë.

almedaok-1.jpg

TAND.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na bënë gjë veshët? Mohoi lidhjen me Bardhin, por deklarata e fundit e Anës sapo i hodhi benzinë zjarrit! 0 11

Dy foto paparaci të Anës së “Për’puthen” (e pezulluar tashmë nga emisioni) dhe reperit shqiptar, Bardhyl Idrizi, u bënë shkak që në media të përflitej për një romancë mes tyre. Ata të dy u fotografuan një herë në Tiranë e më pas në Kosovë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Bardhi i hodhi poshtë dyshimet për një romancë me Anën, pasi në “Afterparty-n e Luana Vjollcës”, tha se është single.

Gjithashtu, Ana mohoi më herët në emisionin “Për’puthen” lidhjen me reperin shqiptar, pasi u pyet nga moderatorja Bora Zemani lidhur me fjalët që ishin përhapur për ta prej disa kohësh.

Ajo u shpreh se me Bardhin njihet prej kohësh, për shkak të menaxherit të tij. Më pas Ana zbuloi se po bashkëpunon me reperin për disa projekte, por nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë.

Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e  vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë. Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë”, u shpreh Ana.

Mirëpo, deklarata e fundit gjatë intervistës “60 sekonda për Prive” i ka hedhur benzinë zjarrit.

Pyetjes “Nga 1 deri në 5, sa e varur je nga seksi”, Ana iu përgjigj “Pyet Bardhin“, duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie intime./iconstyle

Rudina Dembacaj tregon operacionin e vetëm plastik që ka bërë në trupin e saj! 0 7

Moderatorja Rudina Dembacaj përpiqet të jetë sa më aktive për ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe një veçori që e karakterizon është sinqertiteti.

Nëse e pyet Rudinën për diçka, ajo do të të thotë gjithmonë të vërtetën dhe kësaj here nuk i ka bërë “bisht” as pyetjes “Ke operacione plastike në trup apo fytyrë?

Moderatorja nuk ka vonuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke treguar se e vetmja ndërhyrje që ka bërë është në gjoks.

“Gjoksin, para 6 vitesh. Nga dobësimi, më ishte bërë për t’u futur në xhepa”- ka treguar ajo.

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”-ka shkruar Rudina krah fotove.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij./iconstyle