Alarm”, Shehu: Shqipëria në nivelet më të larta të rasteve me COVID-19 0 30

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu thotë se situata është alarmante pasi Shqipëria, sipas tij, prej ditësh është në nivelet më të larta të infeksioneve COVID në Europë.

Shehu shprehet se përgjegjëse për këtë situatë është qeveria “Rama” e cila vijon të hesht përball kësaj situate.

Postimi

Alarm, alarm, alarm!

Prej ditesh Shqiperia ne nivet me te larta te infeksioneve Covid ne Europe!

Dhe kjo Qeveri ben te pa diturin, ndersa gjendja vetem perkeqesohet.

Sot Shqiperia regjistroi 876 raste te reja, ose 313 per 1 milion banore.

Greqia regjistron 484 te tilla ose 35 per 1 milion banore.

Italia shenon 11252 ose 180 per 1 milion banore.

Shqiperia, persa zyrtarizohet, shenon 11 humbje jete ose 3,9 per 1 milion banore.

Greqia shenon 17 te tille ose 1,2 per 1 milin banore.

Italia kishte sot 237 humbje jete ose 3,6 per 1 milion banore.

Megjithese pozitiviteti i testimeve ne ato vende eshte nen 4% me nje numer shume here me te larte te tyre se ato qe realizohen tek ne, aty ka nje shqetesim te larte e po merren masa komplekse per te kontrolluar gjendjen e mos lejuar perkeqesimin e saj.

Ne vendin tone pozitiviteti edhe i atyre pak testimeve, jashte cdo metodike profesionale ato, qendron tejet i larte, reth 25%, nje sinjal shume i rrezikshem ky per sot e perspektiven, qe ne vehte vete duhej te perbente shkak per alarm te larte, masa te gjera, energjike e komplekse.

Ndersa Kryeministri i Shqiperise, qe me keq menaxhimin e tij eshte pergjegjes per kete gjendje katastrofale, vazhdon te qendroje jashte realitetit “pa goje, pa vesh e pa sy”, duke e lene kete epidemi jashte cdo kontrolli, me pasoja shume te renda kjo per shendetin e qytetareve, jetet e tyre, ekonomine.

Po u vazhdua keshtu javet qe vijne do te jene edhe me te renda.

Fatkeqesisht une nuk konstatoj asnje sinjal per optimizem nga kjo Qeveri, qe do te vazhdoje keshtu te krijoje vetem te keqe, deri me 25 Prill./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 11

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 14

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”