Akuza bombastike e Fatjonit në Për’Puthen! A është ky konkurrenti që pati marrëdhënie seksuale me Melisën? 0 109

Puntata e parë e “Për’puthen Prime” në Top Channel nisi me debate të nxehta mes Fatjonit dhe Melisës. Debatet shkuan deri aty sa Fatjoni deklaroi që Melisa ka pasur marrëdhënie jashtë me një tjetër konkurrent të emisionit.

Me gjithë insistimin e moderatores Bora Zemani dhe opinionistit Arjan Konomi, Fatjoni nuk përmendi asnjë emër. Mirëpo, burime pranë konkurrentëve kanë treguar për News-31.com, që akuzat e Fatjonit qëndrojnë edhe me emra konkretë. Bëhet fjalë për Andin, me të cilin sipas burimeve, Melisa ka pasur marrëdhënie jashtë programit.

Po sipas të njejtave burime, dyshja ka preferuar të takohet larg kryeqytetit. Me afrimin e Melisës me Fatjonin, Andi është tërhequr dhe është fokusuar te Tea.

Ky version akoma i pakonfirmuar nga produksioni apo konkurrentët vetë është përmendur disa herë nëpër komente nga komentues të ndryshëm dhe nga fansa të cilët shprehen ta kenë dëgjuar në livet e Fatjonit, por që deri më tani kishin mbetur vetëm në përkufizimin e komenteve.

 

add.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.

A ke qef të martohesh me shqiptare apo kosovare?” Bearti iu përgjigjet ndjekësve me një mesazh të fuqishëm 0 5

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.