AktualitetCOVID-19 në Shqipëri/ Mbi 450 të infektuar dhe 6 viktima 0 46

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Raportohet se kanë rezultuar pozitivë 489 qytetarë, nga 1954 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë, 28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier, 18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë, 11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë, 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./Opinion.al

COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)

Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800
Humbje jete 549

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5315
Durrës 963
Fier 868
Korçë 696
Shkodër 623
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 105 /Opinion.al #albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.