AktualitetBuxheti i 2021/ PD: Arka personale e oligarkëve. 0 30

Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit në Kuvend të projekt buxhetit të vitit 2021. Ish- deputetja Jorida Tabaku tha se ky buxhet nuk zgjidh dhe as nuk shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit dhe pandemisë, por sipas saj është një gënjeshtër elektorale.

Tabaku deklaron se mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen sepse prioritet për qeverinë nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fondeve të rindërtimit.

Teksa e ka quajtur buxhetin e vitit 2021 Arka personale e oligarkëve”, Tabaku thekson se parlamenti sot miratoi një buxhet që zyrtarisht pretendon se do t’i paguajë PPP-ve 120 mln euro në vit.

Deklaratë e plotë

Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të flasë mër buxhetin, me siguri do të ketë qeshur. Por në fakt, është një situatë për të qeshur e për të qarë. Pas 8 vjet dështimesh, me mjeshtërinë më të lartë të mashtrimit, Edi Rama premtoi sërish, shëndetësinë falas. 

Nuk ka tallje më të madhe se kjo për shqiptarët.  Një kryeministër në ditët e fundit të karrierës politike, që përpiqet të kapet pas fijes së barit dhe të bëjë shqiptarët për budallenj, duke u premtuar shëndetësinë falas. Në një vit qytetarët paguajnë mbi 400 milionë euro në sistemin shëndetësor privat, sepse Edi Rama vetëm e përkeqësoi gjendjen në spitalet publike, duke i çuar paratë tek koncesionet e tij korruptive. 

Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin. Ky është një buxhet që nuk mbështet rritjen ekonomike, nuk mbështet zhvillimin, por i çon paratë në pak xhepa që kanë lidhur kontot e tyre bankare me fatin e Edi Ramës në pushtet. 

Buxheti 2021 është lajmi i keq për çdo shqiptar që sot vuan aktet e papërgjegjshme 8 vjeçare të qeverisë së kalbur nga korrupsioni.
Fatmirësisht, ky është akti i fundit i Edi Ramës si kryeministër. Ky buxhet nuk zgjidh dhe as shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit 2019 dhe gjithashtu edhe të pandemisë. Mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen, sepse prioritet për këtë qeveri nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fodenve të rindërtimit. /Opinion.al

#Albaniareport.al/Ekonomi/Buxhet2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

557 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid gjatë 24 orëve të fundit 0 1

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë zbuluar 557 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë. 32 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

 

Capital T e thumboi -“Ma reper se ti është Lori” pas Mozzik reagon Loredana 0 6

Capital T ishte i ftuari i fundit i emisionit Gjoni Black, emision i moderuar nga Meriton Mjekiqi dhe nga i cili jo rrallë herë lindin pakënaqësi mes reperave të njohur.

Pas intervistës së gjatë, ashtu siç e do zakoni i emisionit, Kapo këndoi disa freestyle dhe një frazë e tij u interpretua si “thumb” për Mozzik.

E themi këtë pasi ai u shpreh: “Ma reper se ti është Lori”.

Kaq mjaftoi që fansat të aludojnë se mes dy reperave ka pakënaqësi dhe siç këtë detaj e vuri re edhe Mozzik.

Ky i fundit postoi një foto në të cilën shkruhet “Hustle baby hustle”, foto që u interpretua si një përgjigje për Capital T, si për t’i treguar që është nxituar.

Screenshot_1.png

 

Mirëpo edhe Loredana s’ka qëndruar duarkryq, pasi ajo e ka hequr nga Instagrami Kapon, ndërsa ky i fundit i ndjek të dy.