Aktakuza për krime lufte, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli sot për herë të parë para Speciales 0 29

Ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli do të dalë sot para Gjykatës Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për aktakuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte. Mësohet se seanca publike është caktuar që të nisë në orën 15:00. Kjo do të jetë paraqitja e parë e Veselit para Dhomave të Specializuara.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.

Kujtojmë se dje para Speciales dolën edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të cilët u deklaruan jo fajtorë për krimet e luftës. Para Tribunalit do të deklarohet edhe shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”, presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Marko Bellos 0 3

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!null

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO! //B.W

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 3

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W