
Një aksident është regjistruar në Fier, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime. Ngjarja ndodhi në aksin Fier-Topojë, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Semanit’. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital.
Bluzat e bardha deklarojnë se shoferët janë jashtë rrezikut për jetën në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht mendohet që të dy mjetet lëviznin me shpejtësi.//B.W