Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar 0 12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj jave në Itali. Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik.

Eder Shqalqi, 34 vjeç, po udhëtonte në një furgon së bashku me një italian, Erik Galuzzo, 28 vjeç. Por një përplasje me një furgon do t’u merrte jetën të dy të rinjve. Ata jetonin në Talmassons dhe punonin për një kompani transportesh. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e të mërkurës (31 Mars) në një autostradë. Furgoni i tyre u përplas me një kamion. Impakti ishte aq i fortë saqë ua mori menjëherë jetën dy të rinjve.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe mjekët, nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar.

28-vjeçari italian ishte shumë i njohur në zonë pasi më parë kishte luajtur futboll. Lajmi për humbjen e dy të rinjve ka tronditur të gjithë komunitetin ku ata jetonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Vij me prioritete reale, do rihapim filialin universitar të Dibrës”, Basha: Do të minimizojmë fluksin e largimit të të rinjve dhe do u mundësojmë punë me paga të mirëpaguara! 0 9

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me intelektualë të qytetit të Dibrës, i bëri një tablo të përgjithshme të problematikave që ka Peshkopia në veçanti dhe i gjithë qarku në përgjithësi.

Ai tha se mbyllja e filialit universitar, ishte një akt kriminal, e premtoi se pas 25 prillit ajo do të rihapet.

Basha tha gjithashtu se do të kujdeset për të parandaluar dhe minimizuar emigracionin e të rinjve dhe do u krijojë mundësi atyre që të punësohen me rroga të mirëpaguara dhe kushte mjaft të mira në vendin e qytetin e tyre.

“Ёshtё kënaqësi e jashtëzakonshme tё ndodhem prapë nё mesin tuaj, Dibrës sё mençurisë, punës, dijes, dhe tё qëndresës. Sigurisht qё ёshtё njё kohë e vështirë pёr tё gjithё Shqipërinë dhe pёr Dibran, por ёshtё dhe njё kohë vendimesh tё mëdha. Dibra dhe dibranët kanё ditur tё marrin përsipër pёrgjegjsitё mbi shpatullat e tyre jo vetёm pёr kёtё trevë por pёr tё gjithё Shqipërinë nё momente tё këtilla tё vështira dhe nё momente vendimtare siç ёshtё 25 prilli. Kanё ditur tё bashkohen pёr tё bёrё zgjedhjet e duhura, zgjedhjet e mençura pёr veten e tyre, pёr familjet e tyre, pёr Dibrën dhe pёr mbarё kombin. 25 prilli po afron dhe ku mё shumë se nё Dibër ka dhembur plaga e këtyre 8 viteve ku njerëzit e kanё ndjerë deri nё palcë dështimin 8 vjeçar rënien dramatike tё ekonomisë, diskriminimin, ndarjen e njerëzve nё tё nёnёs dhe nё tё njerkёs, ku nё fakt shumica dërrmuese janë varfëruar, janë sh punësuar, janë nёpёrkёmbur.

Çlirim nga një stres, nga një akth, nga një makth i pushtimit të gjithë hapësirës institucionale, vendore, qendrore, publike, ekonomike nga një bandë që nuk e lidh asgjë me vlerat, virtyte, ëndrrat, ambiciet e familjeve dibrane për fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër bashkimi për një program me një ekip i cili synim kryesorë ka që këto pasuri magjepsëse të Dibrës dhe virtytet për të cilat Dibra njohët në të gjithë vendin, ato të punës, të mençurisë, të mirë administrimit të kthehen në mirëqenie për Dibrën dhe dibranët. Që kjo të ndodhë, duhet që ne të respektojmë një nga institucionet më kryesore për të ardhmen e rinis dibrane dhe të ardhmen e rinis shqiptare që është arsimi. Drama e mbylljes së filialit të Peshkopisë është një dramë që ndihet në çdo familje të kësaj treve. Kostoja e arsimit të fëmijëve dibranë është shtuar, ndërkohë që është shkulur padrejtësisht ajo që duhet të ishte një vatër jo vetëm për trevën e Dibrës por për të gjithë Shqipërinë verilindore dhe jo më kot në programin tonë ne kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolutë dhe hapjen dhe rihapjen e institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë tek trajnimi profesionalë i rinis. Javët e fundit duke përfshirë edhe ditët e fundit unë kam qenë në kontakt me institucionet europiane dhe me universitetet europiane të cilat do të na ndihmojnë ta bëjmë këtë realitet, do ta ndihmojnë së pari duke ju përgjigjur financimeve të qeverisë së re pas 25 prillit me financime europiane, duke na vënë në dispozicion trajnues të cilët do të përgatisin jo vetëm studentët por edhe pedagogët e ardhshëm në degë të veçanta me interes të madh për ekonominë dhe për investimet e huaja dhënë këtë kuadër synimi është që në veçanti në zona të lëna krejtësisht jashtë vëmendjes, të braktisura në mënyrë, do të thoja kriminale, siç është veriu dhe verilindja, ku si rezultat emigracioni ka marrë përmasat më të rënda në gjithë vendin, nga Gjirokastra në Shkodër, nga Korça në Durrës emigracioni i të rinjve është kthyer në plagën më të madhe të vendit, po në këto zona edhe më shumë.

Pra synimi është që ne të krijojmë kushte të përshtatshme, për t’i dhënë të rinjve të kësaj zone jo thjeshtë një diplomë, por një arsimim, një kualifikim profesionalë të nivelit të lartë për t’i përgatitur ata për një vend pune me pagë të mirë dhe për mundësinë për të themeluar jetën e tyre pranë familjeve të tyre, pranë komunitetit të tyre. Trajnimi i rinisë, sjellja e investimeve të huaja, rihapja e filialit i profilizuar për të prodhuar kuadro të përgatitur, profesione të përgatitura për këto investime dhe pa diskutim vëmendja e shtuar për disa nga investime strategjike për të cilat kanë interes parterët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të sjellë këtu vëmendjen edhe të investitorëve të tjerë në fusha të ndryshme ku fokusi do të jetë teknologjia e informacionit, pra teknologjia kompjuterike e informacionit, e komunikimit, do të jetë industria auto-motive, do të jetë industria semikonduktorëve dhe pa diskutim do të jetë mbështetja e veçantë për bujqësinë dhe për turizmin, të cilat përbëjnë ndoshta mbi 50% të potencialit zhvillues ekonomik të zonës së Dibrës, krejtësisht të pa prekur.

Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë kësisoj jo thjesht trafikun, por dhe shkëmbimin ekonomik me qendër më të madhe ekonomike të Shqipërisë, do ta sjellë shumë më afër edhe infrastrukturës turistike të turistëve të cilët janë dhe duhet të jenë në të ardhme një nga prioritetet tona për ti njohur jo thjesht me bregdetin por me gjithë bukuritë e mahnitshme të Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër kjo do të sjellë një ndihmë të madhe për bujqësinë Dibrane, për pemëtarinë Dibrane, për blegtorinë Dibrane, produktet e të cilës janë me nam për nga cilësia, për nga natyra e tyre unike, por të cilave iu ka munguar si kudo në Shqipëri subvencionet, iu ka munguar mbështetja me investime në infrastrukturë, iu ka munguar vëmendja dhe mbështetja e gjithanshme e shtetit duke përfshirë investimin e personave të specializuar, agronomëve, veterinerëve, të cilët do të bëjnë të mundur që fermeri Dibran të sjellë produktin e tij unik, produktin e tij bio dhe cilësor, me një çmim të përshtatshëm në treg, jo për të mbajtur frymën gjallë por për të krijuar mirëqenie dhe për të rikrijuar traditën e jetës me tokën dhe ajo pjesë e rinisë që do të jetojë në tokën e stërgjyshërve të vet, mos ta bëjë kështu prej hallit por ta bëjë sepse sjell një leverdi të madhe.null

Këtu lidhen pra, të gjitha dimensionet e ekonomisë së Dibrës, duke përfshirë këtu, edhe lehtësimin e komunikimit me pjesën tjetër të kësaj treve, që ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ekonomia të funksionojë si një e tërë. Unë e di që edhe pa këto shanse, madje edhe duke e pasur qeverinë kundër, shqiptarët në përgjithësi e dibranët në veçanti kanë qëndruar fort.

Tetë vite premtime të pambajtura, tetë vite pa asnjë zgjidhje për Dibrën, po marrin fund! Kështu që mençuria dibrane, besoj do t’i prijë ndryshimit, ndryshimit që do sot gjithë Shqipëria! Do t’ia mbyll derën të keqes! Nuk do t’ia hapë për një herë të tretë, e do të bashkohet me ekipin tonë, që janë përfaqësues të vlerave më të mira të Dibrës, njerëz të sprovuar të suksesit, kur iu është besuar administrimi i punëve publike” u shpreh Basha.

Para në këmbim të votës, drejtuesi i një partie politike në Pukë kapet me mbi 5 milionë lekë dhe dy fletë të ngjashme me fletët e votimit 0 5

Policia e Pukë ka arrestuar një person dhe proceduar penalisht drejtuesin e një subjekti politik, pasi sipas uniformave blu, hartonin lista me të dhënat e kartave të identitetit, duke iu premtuar qytetarëve lekë në këmbim të votës.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një sasi parash, një listë me të dhënat personale të 27 qytetarëve dhe dy fletë të ngjashme me fletët e votimit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore pecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Sh., 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Buzhale të Njësisë Administrative Qelez, Bashkia Pukë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.S., 25 vjeç, banues në Pukë, me detyrë drejtues i një subjekti politik në Pukë.

Arrestimi i shtetasit V. Sh. u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit D.S., Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit V.Sh. (i arrestuar) dhe shtetasit D.S. (i proceduar në gjendje të lirë) u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”.