Aksident në Fier/ Përplasen tre makina, bllokohet hyrja e qytetit 0 10

Një aksident ka ndodhur pranë Drejtorisë së Patentave në Fier.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin hyrës të qytetit të Fierit, e më pas kanë goditur edhe një tjetër automjet.

Njëri prej tyre është përplasur edhe me një shtylle ndriçimi. Tre automjetet e përfshirë në aksident janë të markës “Mercedes Benz”.

Sipas hetimeve paraprake, mësohet se njeri prej automjeteve, me targë AA 853 BI lëvizte me shpejtësi më të lartë se norma e lejuar ndërsa ka goditur makinën tjetër me targë AA 140BR që dilte nga parkimi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa aksi kryesor hyrës për në qytet është bllokuar totalisht. Dëme materiale janë të shumta, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.