Aksident në Durrës, humb jetën 30-vjeçari 0 40

Një 30-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.15 të Durrësit, ku një makinë e cila drejtohej nga shtetasi A. B., është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kujdes, këto akse rrugore janë të rrezikshëm nga ngrica, ARRSH: Mos kaloni pa zinxhirë! 0 20

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit të acartë që ka përfshirë vendin.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
null📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️

//B.W

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi në Itali (DETAJE) 0 20

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, apsi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.