Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan, humb jetën kalimtari 26-vjeçar 0 34

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu  ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në periferi të qytetit të Elbasanit në aksin Elbasan-Ish Metalurgjik .

një 26 vjeçar nga fshati Katund i Ri është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin Elbasan-Metalurgji, ndërsa ishte duke kaluar rrugën .

Burime jo zyrtare bënë me dije se këmbësori pësoi dëmtime tē rënda dhe se 26 vjeçari Xh.Kalari humbi jetën në vend./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët”, Basha: Mjaft më! Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes 0 37

“Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes”. Ky është mesazhi që ka ndarë me qytetarët kryedemokrati Lulzim Basha mëngjesin e sotëm.

Basha ka publikuar një video, në të cilën thuhet se çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan dhe megjithëse premtoi se do i ulte ato, kryeministri Rama dështoi.
“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më”, shkruan kreu i PD.

 

“Le t’ia fikim dritat regjimit të tij dhe të sjellim një energji të re për vendin tonë”, thuhet më tej në video.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Gjermani, 48-vjeçari vret kunatën dhe plagos vëllain në sy të fëmijëve 0 42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Gjermani.

Bëhet me dije se një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçe dhe ka plagosur vëllan 38-vjeç.

Mediat gjermane raportojnë se gruaja vdiq rrugës për në spital, pasi nuk arriti tu rezistonte plagëve të marra. Mësohet se 48-vjeçari, autori i ngjarjes kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes dhe aty gjendej vëllai i tij dhe kunata.

48-vjeçari kishte tentuar të hynte në banesën e ish-bashkëshortes, por vëllai nuk e kishte lejuar. Më pas ai ishte larguar kishte marrë armën dhe ishte kthyer sërish duke kryer kështu aktin tragjik.

Dëshmitarët e ngjarjes u shprehën se fëmijët e të ndjerës ishin në banesë dhe se panë të gjithë ngjarjen dhe ishin të tronditur. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

33-vjeçarja e vrarë nga kunati 48-vjeçar:

Screenshot_7-8.png
131354632_514688596156352_298524968379916838_n-450x600.jpg

//NewsBomb