Aksident i frikshëm në Spanjë/ Vdesin shqiptari dhe rumuni, gjenden të zhveshur në rrugë 0 36

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë.

Mediat spanjolle shkruajën se viktimat janë të moshës 24 vjeçare dhe se njëri prej tyre ishte shqiptar, ndërsa tjetri rumun.

Horror është fakti që sipas mediave të huaja, trupat e tyre të pajetë janë gjetur lakuriq në rrugë, ndërsa njërit i ishte prerë edhe koka.

Drejtuesi i njërës prej makinave po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër ishte ndalur në rrugë dhe me dritat e fikura.

Përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja. Përveç kësaj, trupat ishin jashtë automjetit në kohën e aksidentit.

Pista kryesore ku po zhvillohen hetimet për shkaqet e aksidentit është që një mjet të ketë pësuar një defekt në mes të rrugës dhe dy personat që ndodheshin brenda dolën për ta rregulluar.

Por më pas u përplasën tragjikisht nga makina tjetër. Mirëpo hetuesit nuk përjashtojnë edhe pista të tjera, ndërsa ka dyshime edhe se ngjarja mund të jetë e lidhur me krimin e organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale, por Porto ëndërron një tjetër “mrekulli” në Champions 0 8

Me kualifikimin në dorë pas fitores 2-0 në ndeshjen e vajtjes të luajtur në transfertë, Chelsea pret i qetë sfidën e dytë kundër Portos. Blutë e Londrës kanë në anën e tyre të gjitha parashikimet, por eksperienca e detyron Thomas Tuchel të mos i besojë ato. Tekniku gjerman pret një ndeshje të vështirë, megjithëse nuk e fsheh optimizmin se skuadra e tij mund të shkojë deri te trofeu i Champions. “

Ne kemi në mëndje gjysmëfinalen dhe më pas finalen. Isha i qartë sepse nuk kemi agjë për të fshehur. Chelsi mund të fitojë çdo ndeshje dhe trofe. Është ndërtuar për këtë. Por nuk mund të flemë me ëndrra. Asgjë nuk është vendosur dhe për t’u kualifikuar duhet të fitojmë sërish me Porton dhe kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Tuchel që me përjashtim të Kovacic ka në dispozicion të gjithë futbollistët e tjerë.

Humbja në shtëpi ka ulur ndjeshëm kuotat e Portos, por nuk është dorëzuar Sergio Conceicao. Tekniku portugez beson te një tjetër sipërmarrje të madhe si ajo kundër Juventus në fazën e 1/8. “Kemi treguar se mund të kalojmë sfida të vështira. Kjo bindje na vjen nga puna që bëjmë çdo ditë. Kemi besim. E dimë që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”, ka thënë Conceicao, që për këtë ndeshje i kthehen në dispozicion Sergio Oliveira dhe Taremi, dy titullarët që munguan në sfidën e vajtjes. Ashtu si një javë më parë, ndeshja mes Chelsea dhe Porto do të luhet në stadiumin e Sevilla./BW