Adrola Dushi ka realizuar në 2020-tën dëshirën e saj më të madhe dhe është më e veçanta që kemi dëgjuar 0 17

2020-ta ka qenë një vit i vështirë për të gjithë, por shumë prej nesh ju ka shërbyer për të reflektuar dhe kuptuar se duhet të vlerësojmë gjithçka që na është dhënë si dhuratë, mbi të gjitha jetën tonë. Në të njëjtin përfundim ka arritur edhe Adrola Dushi pas këtij viti kaq të gjatë e të lodhshëm.

Ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe ka treguar se si ishte 2020-ta për të.

Ishte një vit, i cili më bëri të reflektoj shumë dhe të ndihem falënderuese për gjithçka kam”, është përgjigjur modelja.

Ndërsa kur u pyet se cila ka qenë dëshira më e madhe që ka realizuar gjatë këtij viti, Adrola tha: “Pas disa vitesh goxha të trazuara në jetën time dhe që shpesh jam ndjerë sikur kam humbur veten, më në fund kam arritur ta rishoh veten në pasqyrë me dashuri dhe respekt”.

Modelja ka treguar se periudha e divorcit nga bashkëshorti i saj ka qenë shumë i vështirë dhe shpesh është përballur edhe me gjykimin e të afërmve, të cilët e kishin të vështirë ta pranonin këtë fakt për vajzën e tyre.null

Ndërkohë e pyetur në lidhje me të bërit nënë në një moshë shumë të re, Adrola është shprehur: “Të jesh nënë është ndjesia më e bukur dhe më e pamposhtur në jetë. E vetmja gjë të cilën e quaj negative nga eksperienca ime është që nuk e kam shijuar kohën e plotë me Troin tim. Gjithsesi tani që ai është rritur dhe kupton më shumë ne jemi bërë shokë të mirë”.

Adrola ka rrëfyer më herët se Troi ka ardhur krejt papritur, sepse ajo dhe ish-bashkëshorti nuk kishin planifikuar që të bëheshin prindër, por ajo asnjëherë nuk është penduar që është bërë nënë shumë më herët nga ç’e kishte menduar./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flirt me Diletta Leotta? Ja si përgjigjet aktori turk Can Yaman 0 10

Diletta Leotta është në një histori dashurie me aktorin turk Can Yaman? E ka kaluar vitin e ri me të apo me Zlatan Ibrahimoviç? Teksa thashethemet vazhdojnë aktori turk ndjehet i lodhur nga pyetjet e fansave që duan të dinë më shumë dhe në rrjetet sociale ai përgjigjet: ‘Janë punët e mia. Pikë’, duke shtuar edhe një emoi që i thotë atyre të heshtin. Më pas ai i bllokon komentet Në Instagram dhe largohet nga TWitter. Mesazhi është i qartë.

Can Yaman është lodhur duke dëgjuar të flitet për jetën e tij private dhe kërkon ta vlerësojnë për punën e tij. Fansat vazhdojnë të replikojnë me të e komentojnë: Për ne je do mbetesh njeriu i dikurshëm… personi special me të cilin jemi dashuruar, ai njeri me zemër të madhe që bën gjithçka për njerëzit që kanë nevojë.

Jeta private është e jotja dhe e tillë duhet të mbetet’, vazhdojnë fansat e tij. Aktori turk është bërë i famshëm në Itali me serialin televiziv Bitter Sweet./balkanweb

Ups! ‘Diss’ për Taynan, Meritonin dhe Stresin? Noizy bën namin në Europë me HIT-in e ri! [FOTO/VIDEO] 0 12

Noizy publikoi “Një herë e mirë” dhe duhet ta pranojmë se kënga po bën namin. Si fillim, reperi e nis duke treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar. Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme. Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjë” dhe veten “balenë”. Megjithatë, ai diku në rreshta flet edhe për Big Kik i cili i bëri diss disa javë më parë në “Gjoni black”.

 

Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa kanë dalë “fake”. Sakaq, reperi nuk ka ngurruar edhe një herë të përmend se kush është, çfarë ka kaluar për të mbërritur këtu dhe se ka mbi një dekadë në industri.

Un jam milioner shoki pranaj sja u kam kthy dissat dita ime kur ja nis ka shifra vetem shifra mos me folni per rekorde jena ne 2020 mos harroni 08 09 010 mos harroni pak me ndryshe kur ja nisa pak me ndryshe Noizy Teper i vecant 12 vjet hala su ndryshke Mos me folni ne klikime ne youtube allahile Kur un kam pas klikime kta ne kry skan pas as kime vec 1 gjo Po mvjen mir se hala jam ma I vshtiri i ke pa krejt kta te rit Noizy hala ma i miri Pasha zotin ne garazhd un kom 2 milion euro nuk kam ardh per me shit bole bolet e mia jan katrore masi shum

Një përgjigje duket se reperi e ka rezervuar edhe për Meriton Mjekiqin. Kujtojmë se ky i fundit u shpreh pak javë më parë se e konsideron Noizyn si “artistin më të keq”. Ata janë përplasur edhe virtualisht teksa reperi është shprehur se Meritoni e ka ftuar disa herë në emision. Në këngë ai thotë se e përmendin kudo në emisione dhe e përdorin emrin e tij për publicitet. Mbase edhe Për Taynan e ka një “thumb” të vogël ku përmend “Qe Qe”, siç u komentua se pak më parë i hodhi një “kunjë” në lidhje me Hit-in “Johnny” të Taynas që ai e ka përmendur këtë “emër” më parë, por Tayna tha në Shiko Kush LUAN se ishte koeçidencë.

Dhe dicka per emisione ju falenderoj ne cdo episod Noizyt tu ja marr ne goj , kjo tregon shum sene Dhe pse sdoni me pranu (qe qe) 12 vjet i pari ska p*dh nane mu me m’rrzu Krejt e din realitetin dhe realiteti vret ska rendesi ca folin kta per mu folin krejt ,shoki mu mnjeh krejt bota dhe krejt mjapin respekt Po mos te isha un a thu rrepi Ku kish met Krejt ata qe vin te ti ju vyn publiciteti une skom koh per ju se kom takim te Mercedezi Sa plot u mush thesi limite ska buxheti Noizy kok shteti ose ndryshe mbreti, jom specie ne zhdukje hala jasht seriie prej albumit pak me ndryshe jo kurrku nuk meta ne hije nuk ka ma Realy Zini Dog o xila kta jan cicerima e un jam rrit me tigra double g Durrsi Dibra jeten teme kam me shkrujt edhe ne libra

Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga publikimi i këngës, duket se ajo po bën namin dhe numëron tani mbi 1.2 milionë klikime. Kënga ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Ajo renditet e para on trending në Itali, e 9 në Gjermani dhe 5 në Austri.

Sigurisht ky sukses e ka entuzizmuar shumë reperin që e ka ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale faktin se kënga po bën namin.

StorySaver.Org-noizy_137545777_1148872762295131_5545656190114065645_n.jpg

 

StorySaver.Org-noizy_137587429_877245099695531_5210427871608586378_n.jpg

StorySaver.Org-noizy_139052750_194992332362709_4247287371306837684_n.jpg

Burimi: iconstyle