A rrezikohemi nga një valë tjetër e COVID pas festave? Flet epidemiologu 0 20

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri, duke shkaktuar viktima dhe dëme ekonomike.

Lidhur me situatën në vend ka folur epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në një intervistë për “Abc News”, Alimehmeti është shprehur se imuniteti i tufës mund të arrihet tek 60-65 përqind.

Teksa vendin është përfshirë nga protestat për vrasjen e Klodian Rashës i cili u ekzekutua me armë nga një efektiv policie, epidemiologu është pyetur nëse këto grumbullime do të ndikojnë në rritjen e rasteve me COVID-19.

Ai është shprehur se në vendin tonë nuk ka mjaftueshëm testime për të kuptuar rritjen e shpejtë të rasteve me COVID-19 dhe për të bërë të qartë nëse këto grumbullime do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e rasteve.

Po ashtu, Alimehmeti u pyet nëse do të ketë një tjerë valë infektimesh pas festave të muajit dhjetor.

 “Imuniteti i tufës është diçka e pashmangshme, çdo ditë infektohen njerëz të tij që i shtohen shportës së të infektuarve dhe është një hap më tej afër tij. Kjo është rruga natyrore dhe me një llogari të thjeshtë supozohet që ky imunitet arrihet diku tek 60-65 përqind që domethënë se nuk jemi dhe aq larg, tani jemi afruar goxha po kujtojmë që kemi dimrin përpara.  Nga ana tjetër duke bërë një llogari tjetër kjo përqindje nuk është shpërndarë në mënyrë homogjene, nuk është njësoj në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë, pasi ka disa zona ku kjo përqindje është shumë më e madhe, ndërkohë që ka të tjera që është më pak.”, u shpreh epidemiologu.

A mund të ketë një valë të dytë pas festave?

Italia ka një element se të gjitha rajonet e kanë koeifiçentin e R poshtë 1. Janë të gjitha rajonet në zbritje dhe kjo bën të mundur nesër rikthimin e një vale tjetër. Tek ne nuk po ndodh, ne kemi vazhdueshëm në rritje. vazhdon ajo vala që ka nisur në Qershor, rënia e shtrimeve nuk është signifikante, unë e shoh si një fraksion dhe trajektore. Është një numër shumë i vogël që vjen për arsye të tjera. Pastaj rënia me 10 apo 20 ndër 500 nuk është një përqindje shumë e rëndësishme sa të bëjë diferencë. Por nuk mund të përkthehet direkt në hospitalizim, të dyja në të njëjtën javë.”, u shpreh epidemiologu./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta pret Nuncin Apostolik Luigi Bonazzi: Të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit evropian! 0 5

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Mesazhi i Metës:

I lumtur të prisja sot Nuncin Apostolik Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale dhe t’i uroja suksese në misionin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Vlerësova rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për njerëzit në nevojë, për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe për rindërtimin e objekteve të besimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Duke shprehur falenderimet për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku tregon për popullin shqiptar i kërkova Imzot Luigi Bonazzit t’i përcjellë Atit të Shenjtë përshëndetjet e ngrohta dhe sigurinë se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shenjtorja Nënë Tereza qëndrojnë në themel të vokacionit të qartë europian të popullit dhe të vendosmërisë sonë të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit europian. 🇦🇱🤝🇻🇦

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Upsss! Konkurrenti i ”Për’puthen” plas ”bombën”: E kam shoqëruar me makinë, Ana më ka kërkuar të… 0 8

Në puntatën e sotme në Përputhen ka pasur mjaft tensione. Arbri ka akuzuar Anën se ajo i ka kërkuar që të dalin çift, ndërsa ajo e mohon. Arbri madje u shpreh se këtë gjë ajo ja ka kërkuar kur kanë qenë të ftuar në emisionin e Luanës. Këtë të fundit ai e akuzon edhe për dyfytyrësi

Debati:

Ana -Mevlanit: Hedh kunja gjithmonë,, më lër ore të flas. Ja kjo është që ti ke moshën Mevlan dhe s’di të sillesh

Arbri: Ti mendon që pjekuria lidhet e moshën

Mevlani: E kam me kilometrat kjo

Ana: pse grricesh kot.

Arbri: Mos prit nga mua të kesh reagimi nga unë, je arrogante vlerësim të tepruar për veten. Skam asnjë lloj interesi ndaj teje nëse sillesh këtu. Më ke thënë pse s’tregohesh xheloz, dhe prandaj se bej se s’jam interesuar . Je arrogante, je një nga ato vajzat që ke akuzuar Andin për dyfytërsi por je vete.

Ana: bravo të qoftë

Arbri: Ti kur ishim te Shiko Kush Luan më ke kërkuar që të dalim çift nga ty. Mohoje po deshe

Ana : Je i sigurt që ti kam thënë unë këto, të të vijë turp që thua këto, vetëm sepse unë s’të zgjodha

Arbri: Te Luana kur kemi në vallëzim ca më ke thënë, mohoje po deshe.

Ana: Se pranoj një gjë që se kam thënë.

Arbri: Ke kërkuar të më përdorësh. Unë e kam shoqëruar dhe në shtëpi me makinë dh emë ka thënë dua të dal çift me ty

Ana: Kjo është paturpsi Bora. Kur meshkujt nuk marrin atë që duan. Arbrit i kam thënë që kemi kimi bashkë, por kur e lashë pa takime e pashë që s’kisha reagim nga ai.

Arbri; Nuk je në listën time, s’je ti ajo që unë meritoj