A Përkeqësohet Urthi Me Kalimin e Moshës – Cilat Janë Ushqimet Më Të Mira 0 37

Njerëzit po vuajnë gjithnjë e më shumë nga aciditeti i lartë në stomak ose urthi.

Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun.

Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.

Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.

Nëse vuani nga urthi atëherë duhet të shmangni domatet, djathin, kafenë, qumështin, të skuqurat, agrumet, çokollatën, ushqimet pikante, pijet e gazuara dhe sheqerin e përpunuar.

Njerëzit që jetojnë me këtë problem natyrshëm pyesin nëse urthi përkeqësohet me kalimin e moshës dhe për këtë vijnë në ndihmë ekspertët e AgroWeb.org

A Përkeqësohet Urthi Me Kalimin e Moshës?

Po, është e vërtetë! Urthi përkeqësohet me kalimin e moshës, por ajo për të cilën njeriu duhet të kujdeset është që të kuptojë ndryshimin mes periudhës kur urthi ishte thjesht një bezdi dhe momentit kur situata vështirësohet aq sa nevojitet një konsultë me mjekun.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të gjeni të shpjeguara disa prej arsyeve përse urthi përkeqësohet me kalimin e moshës.

Arsyeja e parë ka të bëjë me dobësimin e muskujve, përfshirë atë që është përgjegjës për urthin.

Ky muskul ndodhet mes stomakut dhe ezofagut.

Kur ky muskul dobësohet, aciditeti i stomakut ngjitet më shpejt drejt ezofagut.

Mbipesha është një arsye tjetër, ndoshta kryesorja, për aciditetin e lartë në të gjitha grupmoshat.

Megjithatë, me kalimin e moshës, njeriu është më i prirur të shtojë në peshë.

Medikamentet janë një arsye tjetër e përkeqësimit të urthit me kalimin e moshës.

Ndër barnat më kritikë janë ato kundër depresionit dhe ato për tensionin e gjakut.

Cilat Janë Ushqimet Më Të Mira Kundër Urthit

Lajmi i mirë është se disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.

Selinoja

Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.

Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ.

Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.

Tërshëra

Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut.

Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.

Xhenxhefili

Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin.

Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak.

Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.

Salmoni 

Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës.

Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.

Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.

Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi./AgroWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 17

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”