A ka gisht Rama në krijimin e partisë së re? Përgjigjet Jozefina Topalli 0 18

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka qenë numri 2 i PD është larguar nga kjo parti për shkak të Lulzm Bashës.

Në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo ka folur rreth formularit që i dorëzoi Basha për të shpjeguar kontributet në PD duke thënë se ishte enverizëm i gjallë, fyes dhe qesharak.

“Është fyerje ti çosh dikujt formular. Është i rremë në cdo gjë, nuk demokratizohet partia me formular. Kur e lexova, thashë si ka mundësi që të tjerët e kanë plotësuar. 

Ishte aq fyes dhe qesharak si ai që kërkoi mbrapa që të mos thonim asnjë fjalë kundra gjësë. Është një enverizëm i gjallë dhe është kundra qenies time”, tha Topalli.

E pyetur nëse Rama ka gisht në krijimin e partisë së re “Lëvizja për ndryshim”, Topalli thotë: 

“Rama është kundërshtari im i parë i sotshëm dhe i hershëm dhe kjo lëvizje është vetëm kundra Edi Ramës sepse jam e bindur se është në qeveri vetëm se ka marrë peng PD. 

E kam thënë prej vitesh, pa hequr Bashën nuk ikën Edi Rama, duhet të ishte larguar prej kohësh. Shqiptarët po paguajnë gjithë vuajtjen e tyre për shkak të pazareve që palët kanë bërë gjatë kësaj periudhe.”

Sa i përket partive të reja që po krijohen nga opozitarë, Topalli me bindje shprehet se nëse nuk do ishte Basha në krye të PD, të gjithë do të bashkoheshin.

“Po të kishim një kryetar të ri, të pakorruptuar, të gjithë do bashkoheshim aty ku kemi qenë dikur. Është përçarësi më i madh i së djathtës, përgjysmoi të djathtën dhe nuk ka lidhje me një forcë politike si PD dhe mban në fuqi Edi Ramën”, shtoi Topalli. /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

S’kanë fund largimet nga strukturat e LSI-së, jep dorëheqjen kryetari i Vaqarrit, koordinator i Tiranës: Ndihem i fyer nga mosmirënjohja dhe arroganca që kam marrë në këmbim 0 8

Vazhdojnë largimet nga strukturat e LSI, me drejtuesit që japin dorëheqjen pasi shprehen të pakënaqur për ato çfarë kanë marrë në këmbim për kontirbutin e dhënë.

127166988_860994141341944_722352697371602246_n_1.jpg

Pas largimit të kryetarit të LSI në Laprakë Gentian Arapaj dhe kreut të LRI Qamil Nureci, së fundmi është larguar edhe ish-kryetari i LSI në Vaqarr, koordinator i qarkut të Tiranës, Olger Sanxhaku.

Sanxhaku ishte pjesë e strukturave të LSI që prej 15 vitesh, duke e filluar si anëtar në vitin 2006, kryetar i njësisë administrative Vaqarr në 2017 dhe duke e përfunduar në vitin 2020 si koordinator i qarkut të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sanxhaku shprehet se kontributi i tij në këtë parti nuk është vlerësuar, ndërsa shton se në këmbim të gjithçkaje ka marrë vetëm mosmirënjohje dhe arrogancë.

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Monika Kryemadhin: Jap dorëheqjen! Ndihem i fyer! 0 10

Kryetari i LSI-së në Laprakë Gentian Arapi, ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë nga partia e Monika Kryemadhit. Për 6 vite shkuan ai kjo njësi mori rezultate të paarritura më parë, por besimi i tij, i familjarëve dhe i gjithë njerëzve që e mbështetën u thye përballë arrogancës.

“Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja”, – shkruan Arapi ndër të tjera.

“Me shumë përkushtim dhe besim përgjatë këtyre 6 viteve kam dhënë kontributin tim në strukturat e LSI së Laprakës. Jam njohur me shumë anëtarë të vjetër dhe të rinj që ashtu sikur unë kanë dhënë shpirtin në ngritjen e këtyre strukturave dhe kanë punuar pa interes krah meje duke më besuar për një të ardhme më të mirë të këtij komuniteti.

I jam mirënjohës secilit prej jush për punën dhe vendosmërinë që keni treguar në fushatat që kemi bashkëudhëhequr dhe ju falenderoj përzemërsisht që keni besuar tek Genti.

Në të dy fushatat e zhvilluara, LSI Njësia 11 Laprakë, ka marrë rezultate të paarritura më parë dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm për punën e palodhur, angazhimin natë e ditë dhe përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë të gatshëm për të mbushur sheshe dhe salla për të dalë ballëhapur ndaj kauzave tona.

Ndihem i fyer që mesa duket gjithë kjo punë dhe ky angazhim i painteres i imi personal, i familjarëve të mi dhe i të gjithë njerëzve që më kanë mbështetur, i secilit prej jush, thyhet përballë një arrogance të pakuptimtë.

Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja.

Sigurisht që si individ nuk jam rritur në LSI, por kam njohur shumë të rinj që angazhimin e tyre të parë e kanë besuar tek ne dhe për ju që më njihni dhe keni dëgjuar për mua ju them se me keni përsëri pranë jush për çdo shqetësim apo gëzim tuajin.

Mirënjohja dhe respekti im për ju të dashur simpatizantë, për punën tuaj, përkushtimin dhe mbështetjen që me keni dhënë ndër vite nuk do të zbehet asnjëherë, pasi në fund, ajo çfarë mbetet është njeriu dhe jo ambicia për pushtet.

Me respekt Genti!”, – shkruan ai në rrjetet sociale./lajme.al