A infektohesh nga COVID-19 pas vaksinimit? Mjeku epidemiolog: Mundësia ekziston edhe nëse ke bërë të 2 dozat, ja sa është efektiviteti 0 24

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një lidhje live për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka deklaruar se edhe në rast se një person bën dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19, prap ka mundësi të infektohet.

Alimehmeti thotë se vaksina në 10-12 ditët e para nuk është në lojë, pra personi që i është injektuar mund të quhet në këto ditë i pavaksinuar.

Por sipas tij ka dhe raste të pashpjegueshme për të cilët nuk bëhet do krahasim, por ai kujton se edhe Pfizer e ka deklaruar qartë se efektiviteti i vaksinës është 94.7%, pra përqindja që ngelet ka mundësi që vaksina mos jetë efektive.

Alimehmeti në këtë diskutim iu referuar rastit të mjekut Pëllumb Pipero, i cili ka 16 ditë që ka marrë dozën e parë të vaksinës sot rezultoi pozitiv me COVID-19.

 

 

 

”Megjithatë 10-12 ditët e para vaksina s’është në lojë, quhemi të pavaksinuar. Edhe kur ke bërë 2 dozat me procedurë rigoroze, është mundësia e infektimit.

Nuk e njoh situatën, duke marrë parasysh që nuk gjenerojmë dot të gjeneralizojmë. Ajo që kemi nga Pfizer, është ky informacion, kemi mesatare. Bëhet nga individë të ndryshëm. Ka dhe raste të pashpjegueshme. S’mund të bëjmë dot krahasim.

Do dokumentohet shumë shpejt situata ku jemi. Ajo që është e sigurt, ësthë që vaksina prodhon përgjigje, nuk është 100%. Është diçka teknikisht e pritshme. Pra edhe total, edhe po ka bërë dy dozat siç duhet brenda 21 ditëve, Pfizer deklaron efektivitet 94.7%. Ka të infektuar edhe tek të vaksinuarit. 8 te të vaksinuarit, 162 tek të pavaksinuarit. Pra ishin rastet gjithsesi. Një dozë vetëm ofron më pak mbrojtje, prandaj është e pranusehme që shifrat të jenë më të larta. Izraeli ka vaksinuar 47% të popullsisë, efektiviteti me një dozë është 33%.

PYETJA: A të zë virusi më lehtë vetëm nga vaksina?

Nuk është studiuar ende, shkon që të ketë klinikë më të lehtë. Por të dhënat nuk janë të sigurta. S’i ka as Pfizer, as FDA. Jemi në terren të paeksploruar.

PYETJA: E keni bërë vaksinën?

Jo ende. Nuk jam lajmëruar për ta bërë, por edhe sikur unë jam ndër ata më të rinj, pa sëmundje, e kalova në rrugë natyrale. Nuk jam prioritar. Janë mjekët ata më të vjetër, edhe që kanë ndonjë sëmundje.

Kur të vijë radha e 40-50 vjeçarëve do e bëj. Prioriteti është për personalin në krye në radhë të parë. Në moshë të madhe mbi 60 vjeç.”- tha Ilir Alimehmeti.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 11

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.