A është ky fundi i lidhjes suaj? 0 17

Marrëdhëniet mund të kenë shumë punë, dhe mbajtja e tyre të shëndosha mund të nënkuptojë shumë stres për individët në një marrëdhënie.

Megjithatë, kur një marrëdhënie bëhet më shumë punë sesa argëtim, kjo mund të nënkuptojë që marrëdhënia po vdes ngadalë.

A po kalon marrëdhënia juaj në një periudhë kohët e fundit që nuk duket se përfundon? Ju mund të dëshironi të shikoni këto shenja të një marrëdhënieje të vdekur dhe të shihni nëse është koha për të lënë marrëdhënien të përfundojë – për hir tuaj, dhe partnerin tuaj.

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj po përfundon:

1. Nuk flisni më për gjërat personale; Me siguri që në fillim të lidhjes suaj keni biseduar për të gjitha ëndrrat e juaja, shpresat e cdo gjë që ju rrethon. Por ju nuk flisni më për emocionet e juaja. E gjitha që ju bisedoni gjatë darkës është se si ishte dita juaj.

Prandaj kur nuk keni asgjë për të folur, marrëdhënia juaj po përfundon.

2. Nuk jeni kurrë në “faqen” e njejtë; Gjërat që janë me rëndësi për ju, nuk kanë më të njejtën rëndësi për partnerin tuaj. Madje ai/ ajo nuk mund ta kuptojë se nga vijnë mendimet e juaja. Ndoshta ju u zhvilluat në dy persona të ndryshëm dhe thjeshtë më nuk keni interesat e përbashkëta.

3. Grindeni më shpesh; Në fillim të lidhjes suaj çdo gjë ishte kaq e mrekullueshme sa që ju rrallë grindeshit. Por tash e gjitha që ju bëni është të grindeni. Më shumë argumente do të thotë më pak kompromis, gjë që con edhe deri tek përfundimi i një lidhjeje.

4. Dëshironi më shumë hapësirë për vetën tuaj; Kur partneri juaj viziton prindërit, apo ka ndonjë udhëtim pune, ju ndiheni më rehat gjatë asaj kohe. Nëse vëreni që keni nevojë për hapësirë të tepruar atëherë ju nuk ndiheni më rehat me partnerin tuaj dhe prandaj po kërkoni të kaloni sa më shumë kohë me vetën tuaj.

5. Nuk jeni të sigurt për të ardhmën tuaj; A keni menduar për të ardhmën tuaj? Dhe papritur partneri juaj nuk bën pjesë në të? Nëse më nuk mendoni se partneri juaj është pjesë e të ardhmës tuaj, kjo do të thotë që gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fryrja e trupit nga kripa e tepërt- Mënyra natyrale si ta largoni nga organizmi 0 11

Ditët kur zgjoheni të rënduar dhe me sy të fryrë, me siguri që ju kanë ndodhur të paktën një herë në jetë.

Nëse përjetoni shpesh sy të fryrë, duar apo këmbë të rënduara kjo mund të ketë disa arsye duke filluar që nga mbipesha apo alergjitë.

Në rastet kur nuk vuani nga ndonjë alergji, me siguri shkaku kryesor është sasia e madhe e kripës që ngec në trup nga ushqimet.

Në këtë artikull do t’ju shpjegojë përse trupi juaj reagon në këtë mënyrë dhe se si mund t’a shmangni.

Fryrja e trupit

Kur konsumoni ushqime shumë të kripura dhe nuk pini mjaftueshëm ujë, qelizat tuaja do të kenë tendencën të humbasin balancën e tyre.

Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund t’a detyrojë trupin të akumulojë edhe sasi të mëdha uji brenda në organizëm.

Kjo është ndër arsyet kryesore të përjetimit të ndjesisë së fryrjes dhe rëndesës.

Uji që trupi mbledh është në fakt një burim për të parandaluar dehidratimin kundrejt sasisë së kripës së konsumuar.

Për këtë arsye do të ndiheni më të fryrë dhe më të mbushur për një kohë të gjatë.

Fryrja e syve

Nëse e konsumoni kripën me shumicë ju do të keni simptoma të syve të fryrë dhe të rënduar.

Gjithashtu mungesa e kaliumit mund t’ju shkaktojë rrathë të zinj poshtë syve.

Prandaj bëni kujdes të balanconi sa më shumë dietën tuaj.

Si t’a largoni nga organizmi

Nëse përjetoni të gjitha këto simptoma reduktimi i kripës nga ushqimet do të ishtë zgjidhja më e mirë.

Konsumoni ujë

Nëse konsumoni rreth 400 mg kripë do t’ju duhen rreth 4 gota ujë për ta nxjerrë atë tërësisht nga trupi.

Siç përmendem edhe më lart uji është një ndër mënyrat më të shpejta për të pastruar trupin nga çdo toksinë.

Ndaj konsumimi sa më shumë i ujit do t’ju ruajë nga efektet anësore që ky mineral ka në trup.

Mesatarja e konsumimit të ujit në një ditë për një të rritur është 8 – 10 gota.

Ushqime të pasura me ujë

Ndonjëherë konsumimi i 12 gotave me ujë në ditë mund të jetë i vështirë AgroWeb.org ju këshillon edhe disa mënyra të tjera.

Për të zëvëndësuar një pjesë të sasisë së ujit që duhet të konsumoni, sigurohuni të fusni në dietën tuaj ushqime të pasura me të.

Ndër to një zgjedhje e sigurt dhe e shëndetëshme do të ishin gjithnjë frutat dhe perimet.

Kryesisht përimet jeshile si sallata, kastraveci, lakra, specat apo edhe mollët.

Tek frutat ndër më të njohurit për sasinë e ujit që përmban sigurisht është shalqini, portokallet apo luleshtrydhet.

Ushqimet e pasura me kalium janë gjithashtu një aleat i mirë në këtë rast këtu përmendim bananet, spinaqi, brokoli, patatet.

Sigurohuni të konsumoni shumë fruta, perime dhe ujë çdo ditë për të nxjerrë çdo toksinë nga trupi juaj.

Kush kryeson listën e VIP-ave më të paguar në INSTAGRAM?! E mësoni tani, do të habiteni sa shumë fitojnë! 0 15

“Instagram Rich List”, quhet lista e më të pasurve të instagramit. Kjo listë përmban emrat më të mëdhenj në Hollywood nga The Rock deri tek Beyonce. Listën e të pasurve në “Instagram”, vitin e kaluar e kryesonte Kylie Jenner, e cila këtë vit fiton rreth 986,000$ për një postim të sponsorizuar.

Megjithatë, ajo është rrëzuar nga froni, dhe numri një i momentit është “The Rock”, aktori Dwayne Johnson, i cili merr 1.015.000$ për postim.

Me rritjen e jashtëzakonshme në listën e ndjekësve në Instagram, The Rock, veç Kylie Jenner, la pas Kim Kardashian dhe Ariana Grande-n për të arritur në vendin e parë, nga pozicioni i gjashtë që ndodhej në vitin 2019.

 

Kylie Jenner është në pozicionin e dytë për vitin 2020. Ajo ka një një numër prej 181,500,000 ndjekësish dhe fiton 986,000 $ për postim.

Jenner pasohet nga futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili është personi më i ndjekur në Instagram, me 224,800,000 ndjekës. Megjithatë, postimet e tij vlerësohen në 889,000 dollarë, duke ulur kështu renditjen e tij të përgjithshme në listë.

Në pozicionin e katërt dhe të pestë janë Kim Kardashian dhe Ariana Grande që paguhen 850,000 dollarë për postim secila.

Lojtari i cricket-it Virat Kohli dhe aktorja Priyanka Chopra janë të vetmit të famshëm indianë që arritën të hyjnë në Instagram Rich List 2020.

Justin Bieber gjithashtu u ngjit në renditje, duke arritur pozicionin e tetë nga i dhjeti ku ndodhej vitin e kaluar. Në vitin 2020, këngëtari kanadez kishte 139,300,000 ndjekës dhe fitonte 747,000 $ për postim. Ylli i ri i pop-it u raportua të kishte 115 milionë ndjekës në listën e vitit 2019.

Kjo është lista e Top 10 personazheve më të paguar në Instagram për vitin 2020.

1. Dwayne Johnson

2. Kylie Jenner

3. Christiano Ronaldo

4. Kim Kardashian

5. Ariana Grande

6. Selena Gomez

7. Beyoncé Knowles

 

8. Justin Bieber

9. Taylor Swift

10. Neymar Da Silva Santos Junior